Sport

Moment EPIK!! Dikush nga fansat gënjeu se rezultati në ndeshjen e Cityt u barazua në 3-3, shikoni festën “qesharake” të fansave të Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 22 May 2022

Ka përfunduar gjithçka në Premier League dhe Manchester City tashmë edhe zyrtarisht është kampion në Premier League.

Manchester City pas fitores kundër Aston Villës me rezultat 3-2 përsëri do të jetë kampion në elitën e futbollit anglez.

Një ndeshje e ‘çmendur’ u zhvillua sot në ‘Etihad Stadium’, aty ku skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola gjeti veten në disavantazh të dy golave por ishte Ilkay Gundogan me dy gola dhe Rodri që përmbyllën gjithçka.

-Advertisement-

Liverpool edhe përkundër fitores kundër Wolves me rezultat 3-1 duhet të ndahet e kënaqur këtë sezon me pozitën e dytë dhe të shpresoj të triumfoj në Ligën e Kampionëve kundër Real Madrid.

Në një moment gjatë ndeshjes Liverpool-Wolves, disa tifozë disinformuan turmën e pranishme në “Anfield”, kinse rezultati në “Etihad” ishte barazuar në 3-3 dhe festa kishte filluar, por vetëm pak sekonda më vonë, fansat e kuptuan se ishte vetëm një lajm i “rremë”.

City shpallet kampion me 93 pikë një më shumë se Liverpool, megjithatë kishte qenë një garë shumë interesante, ku deri në javën e fundit nuk dihej se kush do të shpallet kampion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera