Lajme

Molliqaj: “Do t’i konfiskohet pasuria edhe vëllait të Rexhep Selimit, vëllait tim…”

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 25 May 2017

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në emisionin “Debat plus” në RTV Dukagjini ka theksuar se në qeverisjen e kësaj partie, askush nuk do të jetë mbi ligjin.

“As komandantët, e as askush nuk do të mund të bëjë çka të dojë gjatë qeverisjes sonë. Dhe ua jap fjalën se do t’u konfiskohet pasuria të gjithëve, përfshirë edhe të komandantëve, edhe të Rexhep Selimit, vëllait të Rexhep Selimit, vëllait tim, e kujtdo tjetër që e ka fituar pasurinë në mënyrë të paligjshme”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Molliqaj ka thënë se është dëshmuar edhe në komunën e Prishtinës, e cila drejtohet nga ana e VV-së, nuk ka asnjë aktakuzë a ndonjë keqpërdorim, ku mund të jetë keqpërdorur autoriteti zyrtar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera