Lajme

Molliqaj thotë se është takuar me Abdixhikun e Çitakun dhe ka folur me Haradinajn për protesta

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 27 January 2022

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për organizimin e protestës kundër tarifave të reja të rrymës dhe raportet me partitë tjera opozitare në këtë drejtim.

Molliqaj thotë se në protestën e së shtunës do të jenë përfaqësuesit e të gjitha partive opozitare në Kuvend e jashtë saj.

“Propozimin e ZRrE-së nuk e mbështesin as deputetët e partive në pushtet por që nuk shprehen publikisht për një gjë të tillë. Këtë e bazoj nga takimet e shumta që kam pasur ditëve të fundit me qytetarë, gazetarë e analistë. Sigurisht se ata nuk mund të shprehen për shkak të funksionimit të LVV-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

-Advertisement-

Ai thotë se opozita do të duhej të ishte e bashkuar në këtë kauzë.

“Kam takuar zotin Abdixhiku këtë javë, kam takuar zonjën Çitaku, pasi kryetari Krasniqi ishte me COVID-19 dhe kam biseduar në telefon me zotin Haradinaj. Ka një dallim në opozitë për këtë çështje. Nga dy partitë e mëdha mendojnë se armiku më i madh i Kurtit është vet Kurti, unë nuk e besoj këtë. Ata mendojnë se ne duhet të qëndrojmë anash derisa qytetarët ta shohin se Kurti nuk bën”, tha ai ne Dukagjini.

Molliqaj thotë pavarësisht këtyre dallimeve kanë kaluar mirë në takimet me partitë opozitare.

“Të gjithë mendojnë se propozimi i ZRrE-së është i papranueshëm”.

I pari i PSD-së thotë se nuk kanë qëllim ta sulmojnë vetëm Kurtin, por janë të detyruar ta bëjnë për shkak të pozitës që ka.

“le të largohet Albin Kurti nga politika, kurrë nuk do të flasim për të”, tha ndër të tjera Molliqaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera