Lajme

Molliqaj thotë se Borrelli ia nxori Kurtit “dy gënjeshtra”

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 14 November 2022

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ia “ka nxjerr Kurtit dy gënjështra”.

“Së pari na u tha që është propozim franko-gjerman, e që nuk qenka. Së dyti na u tha që Serbia e refuzoi, e që nuk e paska bërë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

“Por përtej ndershmërisë e sinqeritetit, çka fshihet prapa këtyre mashtrimeve të opinionit”, pyetur Molliqaj.

-Advertisement-

Ai më tej thotë se “a është i rëndë kompromisi meqë ka johonë për çështjen e targave”.

“Tërë ato obstruksione me targa, qortime e kërcënime fshehin një pranim që nuk është i gatshëm ta thotë shkoqitur, qartë e drejt. A aq i rëndë na qenka ky kompromis”.

“Tash, ne pak dimë për propozimin apo mbështetjen franko-gjermane, por reagimet e veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati. Sepse është i vetëdijshëm që strategjizmat e tij kanë limite, por edhe dëme”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera