Molliqaj reagon ndaj reduktimeve të energjisë, paralajmëron edhe protestë

Autori: Gazeta inFokus
14:37 | 15 August 2022
Në dritën e krizës aktuale me energji, ku si pasojë u rikthyen reduktimet [6 me 2] nga KEDS-i, ka reaguar edhe kryetari i së majtës socialdemokrate, Dardan Molliqaj, duke lënë të kuptohet se mund të ketë protesta ndaj qeverisë kundër gjendjes energjetike.
Referuar përgjigjes së kryeministri të vitit kaluar për “ngrohje me batanije”, Molliqaj tha se “protestën do ta kenë si përgjigje”, me ç’rast shpërndau edhe fotografinë e protestës së fundit kundër shtrenjtimit të rrymës.
Ish-bashkëpunëtori politik i Kurtit, Dardan Molliqaj, renditi edhe një sërë pasojash negative, që sipas tij, i faturohen kësaj qeveria, përcjell “Reporteri.net”.
“Inflacioni në Kosovë është sikur në gjendje lufte. Qeveria rrinë e strukur. Energjia është shtrenjtuar. Tash edhe reduktime. Shpejt pritet ngritja tjetër e energjisë. Çmimet e mallrave pastaj”, shkroi ai.
“Qeverisja dorështrënguar nuk është as e majtë as zhvillimore. Këta i ruajnë paratë për ditët e zeza kur vetë ndihen të rrezikuar. Dhe pas secilit problem presin, ka edhe më keq. Paradoksalisht, duke bërë kështu po ia ofrojnë vetes ditët e vështira”.
Në lidhje me reduktimet, Molliqajt nuk i mungoi as ironia: “Të barabartë në terr, Albini është i të gjithëve”.
“Terri sot nuk është sikur ai i viteve të pas luftës. Na vjen me shije të propagandës: terri është i barabartë për të gjithë”, konstatoi ai.
Dardan Molliqaj thotë se pas afro 15 vitesh, dhe atë në sezon veror “Kosovës iu kthyen reduktimet”.
“Nëse dikush iu tregon se Qeveria s’ka faj, meqë kriza e çmimeve është globale, mos e kundërshtoni, vazhdojeni arsyetimin. Jo vetëm qe kriza është globale dhe e shkaktuar nga lufta e Ukrainës. Vetë lufta në Ukrainë është shkaktuar për t’i ngritur çmimet, ashtu që pas ngritjes së çmimeve Qeveria Kurti të ngulfatet nga brenda dhe të rrëzohet”, shprehet ai, sarkastikisht.
“Kush po përballet me reduktime, meqë kriza qenka globale? Si bëhet që Shqipëria e ka shpenzimin më të madh verës, por atje s’ka reduktime. Pse nuk ka reduktime në Maqedoni, në Mal te Zi ose n’Serbi? Apo të gjithë janë pjesë e komplotit imperialist të bashkuar kundër Albinit?!”.
Referuar një tabloje të tillë të gjendjes, Molliqaj shtron pyetjen “ndryshim apo jo!?”.
“Bukur fort, qenka gjendje e trashëguar nga qeverisjet e mëparshme. Ky argument rrinë veç nëse presupozojmë që njerëzit nuk kanë madje as memorie afatshkurtër. Reduktimet erdhën me këtë Qeveri”, thotë mes tjerash Dardan Molliqaj.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mund...
-
Memli Krasniqi takon Kaja Kallas, kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot m...
-
Natyra Kuçi e PSD-së konfirmon se do të garojë për kryetare të Deçanit
Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka bërë të ditur se do të je...
-
Kurti: Haradinaj kaloi pragun falë Limajt, Dauti: Po i serviloset pas 20 vjetësh ofendime
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj...
-
Abdixhiku pas takimit me Kallas: E informova për krizën politike dhe idenë për një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur ...
-
Aksident tragjik në Bërnicë, 15-vjeçari humb jetën pas një vetaksidenti me biçikletë
Një 15 vjeçar ka humbur jetën të enjten mbrëma si pasojë e një vetaksidenti m...
-
Albulena Haxhiu njofton se nuk tërhiqet: “Deformohet komplet vullneti i popullit”
Anipse ka dështuar plot 19 herë, Abulena Haxhiu tha se nuk do të tërhiqet nga...
-
Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin...
-
Pse pra s’e votonit Kadri Veselin asokohe? Haxhiu: PDK nuk kishte nevojë për votat tona, i kishin numrat
Kandidatja (për plot 19 herë e rrëzuar) për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, ...
-
Vrit*et shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasë*sit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën rurale të Rafinës, pranë Athinës, ku ...
-
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është k...
-
Zyrtari i VV’së akuzoi ndërkombëtarët për nxitje trazirash në veri, Çitaku: Eksponent tipik që sheh armiq kudo
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar as...