Molliqaj: Partitë opozitare në garë, se kush më parë t’ia bëj kuorumin Kurtit, për formim e institucionesh!
Autori: Gazeta inFokus
18:31 | 20 February 2021
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, me anë të një shkrimi në facebook ka thënë se partitë opozitare kanë filluar një garë se kush e kush i pari t’ia bëjë koorumin Kurtit për formimin e institucioneve.
Molliqaj thotë se të njëjtit me këtë që po bëjnë do ta humbin veten edhe më tej.
Ai tutje thotë se pranimi i shantazhit që vjen nga rezultati i dobët është rrugë e gabuar që nuk e këndell askënd.
Reagimi i plotë:
Kundër shantazhit
Partitë opozitare kanë filluar një garë negative. Kush e kush më parë t’ia bëj kuorumin Kurtit për formim institucionesh. Kështu ato do ta humbin veten edhe më tej.
Konsensusi që emërues të përbashkët ka pushtetin e Kurtit është nënshtrim përballë shantazhit që ai e ka paralajmëruar qyshkur. Pranimi i shantazhit që vjen nga rezultati i dobët është rrugë e gabuar që nuk e këndell askënd. Më mirë parlament monist sesa lustër demokracie. Qëndrimi në sallë do ta përmbushte celebrimin e natyrës së pushtetit. Mendësia totalitare disiplinon. Po, përgjigjet opozita, ne i morëm mësimet. E kundërta duhet të ndodhë. Opozita dhe secili duhet të qëndrojë jashtë këtij universi.
Po ashtu, përpjekjet për reforma nuk e arsyetojnë emrin nëse nuk zgjerohen në reflektime mbi shkaqet e humbjes dhe sidomos natyrën e pushtetit të cilit do t’i bëjnë opozitë.
Në kushtet e fuqizimit të Partisë-Shtet, opozita është kusht për frymëmarrjen demokratike. Por, ajo mund të bëhet pengesë nëse nuk arrin të mbrojë e artikulojë të papërfaqësuarit, ata që për propagandën zyrtare nuk janë tamam popull. Opozita që nuk ndërton kauza nuk bënë dot projekt politik.
Të tjera
-
Përplasja mes kamionit të betonit dhe veturës, Polica jep detaje
Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:06 në Rrugën B ndërmjet një kamioni të ...
-
Marsi i lavdisë dhe krenarisë kombëtare, marsi i Jasharëve
Kanë kaluar plotë 23 vjet nga dita kur barbarisht u sulmua familja Jashari ng...
-
Numri i të vdekurve në Itali më 2020, më i larti që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të COVID-19
Italia regjistroi më shumë vdekje në vitin 2020 se çdo vit tjetër që nga Luft...
-
Shpallet fituesi i aeroportit të Vlorës/ Do ta ndërtojë kompania shqiptaro-turke, pjesë edhe Behgjet Pacolli
Konsorciumi “Mabco Construction” ka fituar garën për ndërtimin e Aeorporit të...
-
Kur do të vijë vaksina kundër COVID-19 në Kosovë?
Drejtori në Zyrën për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka tr...
-
Rikthehet i ftohti, fundjavë me shi dhe borë
Në fundjavë më ftohtë. Të shtunën në mëngjes shi dhe borë. Nga e diela me kth...
-
Si u vra Adem Jashari – Rrëfimi ekskluziv i bashkëluftëtarit të tij
Sot bëhen 23 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes ...
-
Bashkëluftëtari i Adem Jasharit tregon fjalët e komandantit kur tanku serb hyri në lagjen e Jasharëve
Sulmi që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në...
-
Endrit Thaçi poston fotografi emocionuese të Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi ka publikuar një...
-
Graçanicë| 12 vjeçari dërgohet në spital pasi u godit nga vetura
Një 12 vjeçar është goditur nga një veturë në Graçanicë. Ai është goditur ...
-
Aksident mes 7 veturave në Sllatinë, Polica jep detaje
Një aksident ka ndodhur në Sllatin, përkatësisht në magjistralen Prishtinë –P...
-
Tentoi të udhëtojë në Berlin me pasaportë false, arrestohet shtetasi i huaj
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar...