Lajme

Molliqaj: Nuk kam besuar që Vetëvendosje i fiton zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 15 October 2019

Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për herë të parë në televizion pas rezultatit të zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.

 

Molliqaj, në “Debat Plus” ka thënë se është fakt që Vetëvendosje është parti e parë dhe se nuk beson që kjo renditje do të ndryshojë edhe pas votave të diasporës.

-Advertisement-

 

Ai ka thënë se personalisht nuk ka besuar që Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa shton se deklaratat e tij të mëparshme janë bazuar në sondazhe të besueshme që nuk e shihnin Vetëvendosjen si parti e parë.

 

“Ne i kemi humbur zgjedhjet shumë më herët sesa të paraqitemi në fushatë. Vetëvendosje arriti t’i bind qytetarët me narracionin e saj”.

 

Zyrtari i PSD-së thotë se ata u dëmtuan pasi heshtën ndaj akuzave të përsëritura të Vetëvendosjes kundër nesh se gjoja jemi të shitur të PDK-ja etj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera