Molliqaj: Mund të ankohemi sa të doni, e vërteta jonë është se jemi të sanksionuar nga BE
Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 03 July 2023
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i ka cilësuar si problematike masat të cilat Bashkimi Evropian i ka ndërrmarë ndaj Kosovës.
I ftuar në Tëvë1, Molliqaj deklaroi se ato janë sanksione ndaj një vendi demokratik siç është Kosova, i cili shtet siç tha ai, është ndërtuar me përkrahjen ndërkombëtare.
“Në rrafshin politik të jashtëm janë jashtëzakonisht problematike masat në kuptimin e asaj që BE-ja po i vendos masa apo sanksione, si të doni, por ato janë praktikisht sanksione një vendi demokratik qysh është Kosova, e cila është ndërtuar edhe me mbështetjen ndërkombëtare. Në një dialog të sanksionohet veç njëra palë, ne mundemi me thënë që BE-ja është e padrejtë, mundemi me u anku sa të doni, e vërteta e jonë është se ne jemi të sanksionuar nga Bashkimi Evropian. Problemi im është këtu që kryeministri një kokëfortësi të tillë e pati treguar edhe me targat “, tha Molliqaj.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka thënë se është për të ardhur keq për këto masa, pasi Kosova sipas tij, vetëm po i mbron vlerat edhe të vetë Bashkimit Evropian.
“Masat janë për të ardhur keq, p.sh. pasi ato janë një reagim ndaj mbrojtjes sonë të patundur të vlerave bazë të vetë BE-së, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Megjithatë, Kosova mbetet aleate e BE-së, besnike ndaj asaj që përfaqëson Unioni”, ka thënë Kurti.
Bashkimi Evropian e fajëson Kosovën për dërgimin e kryetarëve shqiptarë në komunat veriore, duke kërkuar që ata të punojnë në objekte alternative. Po ashtu, kërkojnë që Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga hapësira rreth komunave.
Këto kërkesa të BE-së janë në kuadër të përpjekjeve siç thonë zyrtarët evropianë për de-përshkallëzim të situatës në Veri.
Të tjera
-
Miftaraj: S’ka nevojë për panik – shqetësim duhet të jetë vetëm koordinimi me ShBA-në
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas paralajmërimeve nga presiden...
-
Konferenca e Vuçiq, për “masat” ndaj Kosovës thotë se do të jenë “të vështira” dhe se “kërkojnë punë”
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është duke folur në një konferencë pë...
-
Dyshohet për kạnosje, Inspektorati rekomandon suspendimin e një zyrtareje policore
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e institucionit i...
-
FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues 2024”
Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, sot është përmbyllur gara tradicion...
-
Sulmi i Banjskës, ky është hoteli që u bë burim informatash për Kosovën dhe hetimin
Një kompleks turistik në fshatin Banjskë, ku veç tjerash mysafirët shkonin pë...
-
Deklaratat se do të kalojnë 50%, Balje me mesazh për Kurtin: “Kanihere pazari që e bën brenda në shtëpi nuk të del ashtu edhe jashtë shtëpisë”
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka komentuar deklaratat publike t...
-
Presidenca ndan momente nga ceremonia në Gjermani ku Osmani përshkruhet si “pasuese e Rugovizmit”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shpërblyer në Gjermani me çmimin M...
-
Reagon asamblisti i LDK-së pas përplasjes me Bulliqin: Po përdoren mekanizmat e shtetit për të arrestuar njerëz
Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Ekrem Rrahmani, ka reaguar pas përplasjes së...
-
Pak para adresimit të Vuçiqit, Kurti del me reagim: Në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime të reja, nuk trembemi
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në ko...
-
“Përgatitemi për çdo gjë”, e konfirmon Vuçeviq, Serbia pranë rikthimit të shërbimit ushtarak me detyrim
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka konfirmuar zërat e muajve të fundit, që ...
-
PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Kosova ka nevojë për një kryeministër si Bedri Hamza me 9 shkurt
Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Krye...
-
“Serbia refuzoi takimin trepalësh”, Bislimi i bën thirrje Lajçakut t’i demantojë mediat serbe
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova ka pranuar ...