Molliqaj: Kurti nuk e përjeton Kosovën, familjen dhe pronat i ka në Norvegji
Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 27 August 2024
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe bashkëpartiakët e tij pretendojnë që ta kenë tërë shtetin nën kontrollin e tyre.
Ai tha se derisa Kurti ishte në opozitë, thoshte se i mjafton një banesë e vogël, ndërsa thotë se tani ka një shtëpi të madhe.
“Pretendimet e tyre janë me i pasë mediat me vete, bizneset me vete, kompanitë ajrore me vete, aeroplanët, çkado me i pasë me vete. Praktikisht edhe familja Hoxha nuk është që trashëgon ndonjë pasuri, por në kohën që ka jetuar ka jetuar me të gjitha të mirat. Edhe Kurti sa nuk ishte kryeministër, ose me mbështetje të vogël, tha unë e dua një banesë të vogël, tash jeton me qindra metra shtëpi me qira, por me megjithatë shumë e madhe, çka po i vyn”, tha Molliqaj në Rubikon të Klan Kosovës.
Tutje kryetari i PSD-së tha se shefi i ekzekutivit nuk e përjeton Kosovën si qytetar i këtij vendi, pasi pronat dhe familjen i ka në shtetin e Norvegjisë.
“Kurti ka pronë familjare, por e ka në Norvegji, kur na kanë pyetur në atë kohë a është problem martesa me të huaj unë kam qenë mbështetës, por janë bërë dy pyetje nëse ka me jetu në Kosovë dhe ka me u marrë me Kosovën. Problemi është se po thua s’kam pronë por e ke diku tjetër, po thua shkoj në shkolla publike, ndërsa fëmijët i ke në shkolla jashtë vendit, fëmijët tu nuk jetojnë këtu, s’ka rëndësi a e kanë nënën shqiptare a norvegjeze, s’ka rëndësi, dhe gruaja jote s’po jeton në Kosovë, s’po e përjeton Kosovën. Familjen nuk e ke këtu, ti nuk e përjeton Kosovën përveç si kryeministër, dhe mendoj se është e padrejtë”, tha Molliqaj në Rubikon të Klan Kosovës.
Të tjera
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...
-
I gjenden 13 rẹvole, fishẹkë dhe një arṃë e gjatë, arrestohet i dyshuari në Viti
I gjenden 13 revole, fishekë dhe një armë e gjatë, arrestohet i dyshuari në V...
-
Bulliqi për përplasjen: Rrahmani kërkoi që të dalim jashtë për t’i qëruar hesapet
Përveç përplasjes brenda sallës së Kuvendit Komunal në Podujevë dje që desh k...