Lajme

Molliqaj: Kurti është takuar fshehurazi me kryetaren e Gjykatës Speciale

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 21 September 2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar fshehurazi me kryetaren e Dhomave të Specializuara në Kosovë (DhSK), Ekaterina Trendafilova.

Ky takim sipas tij, është bërë për ta normalizuar dhe legjitimuar vizitën e saj në Kosovë.

“Pas mesazhit të qartë që qytetarët ia dhanë Trëndafilovës, që n’Kosovë do ta presim veç me protesta, Kurti po përpiqet ta normalizojë atë. Takimi i fshehur larg publikut është përpjekje e dëshpëruar për legjitimim të kësaj vizite. E ka takuar sepse kjo gjykatë po ia mbanë gjallë narrativen për luftën”, ka thënë ai.

-Advertisement-

“Sot qytetarët e shumtë që ishin mobilizuar për protestë, e detyruan Gjykatën që të dorëzohet nga synimi i saj që t’bëjë propagandë. Ndërsa Kurti, përkundër vullnetit qytetar, e paska ngushëlluar atë, duke i garantuar që Qeveria e tij ia njeh legjitmitetin dhe ia pranon vizitat e propagandën”, ka vijuar ai.

Në fund Molliqaj ka thënë se do t’i tregojnë Kurtit dhe Trëndafilovës që “qytetarët e dojnë dhe besojnë në luftën e vet çlirimtare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera