Lajme

Molliqaj kërkon shkarkimin e qeverisë Kurti dhe zgjedhje të reja

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 27 February 2023

Partia Socialdemokrate me anë të një aksioni të zhvilluar tek Qeveria e Kosovës, ka kërkuar dorëheqjen e ekzekutivit dhe shkuarjen në zgjedhje.

Në banerin e vendosur, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, paraqiteshin si karikatura, mbi tavolinë ata shiheshin me grushte kurse ndër saj ata i shtrëngonin duart.

Sot në Bruksel, në kuadër të dialogut do të diskutohet për planin franko-gjerman.

-Advertisement-

Kreu i Qeverisë sot do të ketë takime me shefin e Bashkimit Evropian të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Ai po ashtu do të ketë takim edhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq/Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera