Lajme

Molliqaj e Veseli përplasen në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 07 December 2017

Deputeti i Vetëvendosjes ,Dardan Molliqaj në seancën e sotme të Kuvendit i është kundërpërgjigjur Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, shkruan Infokusi.com

Molliqaj i ka thënë Veselit se duhet ti dallojë akuzat nga ofendimet

“Në politikë duhet të dallohen akuzat politike dhe ofendimet dhe kërcënimeve, ke bo dje ofendim dje në Kuvend dhe duhet të kërkosh falje për këtë”, ka thënë Molliqaj

-Advertisement-

Ai ka vazhduar duke thënë se Veseli vazhdimisht po përmend të kaluarën në Kuvend por nuk po dihet për të kaluarën e kujt bëhet fjalë.

“Unë bëjë akuza dhe është e drejtë ashtu siq bëni edhe ju, na ke lodhë duke thënë e kallumja, nuk e di për kë e ke fjalën por secili në Kosovë e dhënë atë që e ka dhënë . ti kë fol për njerëzit që ke punuar dhe i ke shokë ke fol për VV e jo për UDB-në” ka thënë ai

Ndërsa në fund Molliqaj ka thënë se Veseli në nj emision televiziv ka thënë se njerëzit e UDB-së janë pasuri kombëtare

“Nuk po them që ke bashkë punuar me Serbinë por po po them që në një emision ke thënë se njerëzit që ke bashkë punuar në UDB janë pasuri  kombëtare” ka përfunduar Molliqaj./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera