Molliqaj: Asociacioni është i dëmshëm në secilin version
Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 05 February 2023
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ajo çka dihet për çështjen e Asocacionit, është se i njëjti nuk do të jetë monoetnik.
Ai në një postim në Facebook thotë se Asociacioni është i dëmshëm në secilin version.
“Ky nocioni i monoetnicitetit u lansua nga qeveria për tu dukur se e përmirësuan statutin e Asociacionit, e versioni final, dihet, nuk ka me qenë MONO. Kurrë nuk ka pas me qenë. As atëherë kur kundërshtohej me protesta e aksione brenda Kuvendit. Asociacioni është i dëmshëm tashmë, në secilin version. Dhe si i tillë absolutisht i papranueshëm”, shkroi ai.
“Këta krijojnë insinuata dhe kur ato nuk ndodhin (se janë shpikje, kryesisht duke keqpërdorur situata e gjendje njerëzish) atëherë na japin lajmin e suksesit, se si këta e ndalen, përmirësuan apo ndaluan. Që të tri deklaratat janë gënjeshtra”, shtoi ai.
Postimi i plotë i Molliqajt:
Për a kundër Asociacionit, të bëhemi bashkë!
Ky nocioni i monoetnicitetit u lansua nga qeveria për tu dukur se e përmirësuan statutin e Asociacionit, e versioni final, dihet, nuk ka me qenë MONO. Kurrë nuk ka pas me qenë. As atëherë kur kundërshtohej me protesta e aksione brenda Kuvendit. Asociacioni është i dëmshëm tashmë, në secilin version. Dhe si i tillë absolutisht i papranueshëm.
Strategjia është kjo: shpike problemin, luftoje atë dhe shpalle suksesin. E tërë kjo pjellë e imagjinatës (së rrezikshme). Qeveria luftë kryesore e ka me mbështetësit e saj. Ka detyrë t’i përgjigjet pyetjes së vështirë: si të duket parimore dhe e drejtë, pa qenë e tillë. Kjo e tejkalon temën e asociacionit. Është në pyetje qenia e tyre polike.
Këta krijojnë insinuata dhe kur ato nuk ndodhin (se janë shpikje, kryesisht duke keqpërdorur situata e gjendje njerëzish) atëherë na japin lajmin e suksesit, se si këta e ndalen, përmirësuan apo ndaluan. Që të tri deklaratat janë gënjeshtra.
Prandaj organizimi për një shoqëri më të barabartë duhet ta tejkalojë konfliktin rreth asociacionit. Edhe ata që janë kundër dhe ata që janë për, kanë arsye të fuqishme për tu bashkuar. Duhet të organizohemi në kundërshtim të gjithë ne që nuk durojmë të qeverisemi me modele politike dogmatike, autoritare.
Të tjera
-
Memli Krasniqi mban konferencë sot në ora 14:30
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot do të mbajë ko...
-
Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, flasin nga Shoqata e Naftëtarëve
Çmimet e naftës në botë raportohet se janë rritur të mërkurën për shkak të pr...
-
Avokati i Krasniqit: Një dëshmitar ka thënë se i kujtohet që Rugova i është referuar UÇK-së si “lojë serbe”
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasn...
-
Gjermanët dhe spanjollët grinden në Bruksel për Kosovën pas vendimit të Madridit për ta njohur Palestinën
Vendimi i Spanjës për të njohur Palestinën si shtet ngriti pyetjen se pse Spa...
-
Kamenica bënë gati 30 mijë euro për avokat
Komuna e Kamenicës ka hapur tender për “Shërbime juridike dhe të përfaqësimit...
-
Sulmohet fizikisht avokati i Sali Berishës, dërgohet në spital
Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi ka rënë pre e dhunës ditën e sotme në...
-
1576 besimtarë nga Kosova do udhëtojnë për në haxh, të dielën nisja e parë
Këshillat e Bashkësisë Islame anekënd Kosovës kanë filluar përgatitjet për ni...
-
Raporti i Borrellit pritet të përfundoj këtë javë, a do të rekomandohet heqja e masave ndaj Kosovës?
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri,...
-
Vetëvendosje përkujton njëvjetorin e sủlmit në Zveçan: Republika nuk pezullohet
Sot janë bërë një vit nga sulmi që ndodhi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Polici...
-
Ministria e Drejtësisë: Provimi me shkrim i Jurispodencës i rregullt
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se procesi i testimit me shkrim për d...
-
Më shumë të huaj se kurrë më parë, rritet numri i personave që marrin nënshtetësinë gjermane
Në Gjermani e kanë marrë nënshtetësinë gjermanë më shumë të huaj se kurrë më ...
-
Hoti: Qe një vit s’u emërua anëtari nga sindikatat në Bordin e Trustit Pensional, shkelësit e ligjit të japin përgjegjësi
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është bërë një vit që kur Bordi...