Moldavia ia refuzoi hyrjen grupit të tifozëve të Partizanit
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 14 February 2023
Policia kufi tare e Moldavisë konfirmoi se mbrëmjen e 13 shkurtit ia refuzoi hyrjen një grupi prej 12 tifozësh të Partizanit nga Beogradi, të cilët u kthyen nga aeroporti.
Policia kufitare i tha shërbimit të Moldavisë të Radios Evropa e Lirë se disa shtetasve të huaj iu refuzua hyrja në Moldavi, me arsyetimin se nuk i plotësojnë kushtet për të kaluar kufirin shtetëror.
“Ata nuk mund të justifikonin qëllimin e udhëtimit të tyre në Moldavi dhe nuk kanë dokumentet e nevojshme në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
Një pjesë e tifozëve të skuadrës së futbollit të Partizanit u kthyen nga Kishinau në Beograd mëngjesin e 14 shkurtit, pasi iu dha zyrtarisht vendimi për ndalimin e hyrjes në atë vend, është bërë e ditur në një nga llogaritë e tifozëve të Partizanit në Instagram.
Siç thuhet, ata kanë udhëtuar drejt Moldavisë për ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Sherifit të Tiraspolit në kuadër të Ligës së Konferencës.
Gjithashtu u bë e ditur se pjesa tjetër e tifozëve do të largohet nga Moldavia pas orës 14:00, me fluturimin për në Bukuresht.
Partizani: Për arsye sigurie, ndeshje pa publik
Klubi i futbollit Partizani ka deklaruar përmes një njoftimi se, Federata e Futbollit të Moldavisë, me urdhër të shërbimit të sigurimit të Moldavisë, ka vendosur që ndeshja ndërmjet skuadrave Sherif nga Tiraspoli dhe Partizani nga Beogradi të luhet pa praninë e publikut.
“KF Partizani, së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, po i ndërmerr të gjitha masat e sigurisë për qëndrimin e qetë të ekipit dhe përfaqësuesve të klubit në Moldavi”, thuhet në njoftim. Klubi i futbollit Partizani njoftoi tifozët se hyrja në Moldavi dhe ndjekja e ndeshjes nuk është e mundur dhe u kërkoi që të mos udhëtojnë.
Në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë, thuhet se tifozët që nuk kanë mundur të hyjnë në Moldavi, e kanë organizuar udhëtimin në mënyrë personale.
Më 13 shkurt, presidentja moldave, Maja Sandu, njoftoi në një konferencë për media se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorë këtë në luftën kundër Ukrainës.
Ajo deklaroi se plani përfshinë qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi për të provuar të provokojnë protesta në një përpjekje për të “ndryshuar qeverinë legjitime me një qeveri të paligjshme të kontrolluar nga Federata ruse”.
Daçiq i kërkon Moldavisë detaje rreth akuzave të presidentes
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka mohuar deklaratën e presidentes së Moldavisë, Maja Sandu, për pjesëmarrjen e mundshme të qytetarëve serbë në aksione subversive që synojnë destabilizimin e Moldavisë.
Daçiq ka kërkuar që Moldavia urgjentisht t’i dërgojë të gjitha informacionet që ka, sepse siç ka thënë ai, Serbia nuk ka marrë asnjëherë një informacion të tillë nga Moldavia.
“I kam dhënë urdhër ambasadorit tonë të akredituar në Kishinau, që të kërkojë urgjentisht sqarimin e deklaratës së tillë të presidentes së Moldavisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme moldave, si dhe të na japin urgjentisht të gjitha informacionet për personat që dyshohen se mund të jenë pjesëmarrës në veprime të tilla të dhunshme”, tha Daçiq për Tanjug.
Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, theksohet se Daçiq ka thënë se në skenën ndërkombëtare ka shumë shembuj të lajmeve të rreme.
Ai përkujtoi se sipas ligjeve të brendshme, çdo pjesëmarrje e shtetasve serbë në konfliktet e armatosura jashtë vendit është vepër penale.
Më 14 shkurt, Rusia hodhi poshtë akuzat e presidentes së Moldavisë se Moska po planifikonte të destabilizonte ish-republikën sovjetike.
“Pretendime të tilla janë krejtësisht të pabaza dhe të pavërtetuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, raportoi Reuters.
Më 14 shkurt, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan Kharchenko. Kharchenko i dorëzoi Vuçiqit një mesazh urimi nga presidenti rus, Vladimir Putin, me rastin e Ditës së shtetësisë së Serbisë.
“E vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme që Beogradi e zbaton në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare”, thuhet në urimin e presidentit rus.
Serbia është i vetmi vend në Evropë, së bashku me Bjellorusinë dhe Turqinë, që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës fqinje.
Putin shtoi se është i bindur se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik rus-serb korrespondon plotësisht me interesat e “kombeve vëllazërore”.
Sipas një komunikate nga kabineti i presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe Kharchenko nuk i komentuan deklaratat e presidentes së Moldavisë. /REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...
-
Imri Ahmeti: Salla ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Thẹret me thịkë një 23-vjeçar në Ferizaj
Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj. Rastin e kon...
-
Rrezarta Krasniqi: Në Shtime u ndje fuqishëm energjia e ndryshimit
Shtimja ka qenë qyteti që ka mirëpritur ditën e sotme Lidhjen Demokratike të ...
-
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen –...
-
“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me ...
-
Trump shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm të pavarur në agjencitë federale
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në a...