Sport

Mohamed Salah: Nëse duam ta fitojmë titullin, duhet ta fitojmë çdo ndeshje

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 31 January 2021

Mohamed Salah e ndihmoi Liverpoolin me dy gola në fitoren e madhe në udhëtim te West Ham Unitedi me rezultat 3-1 të dielën mbrëma, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi egjiptian realizoi në minutën e 57’ dhe 68’ dy gola majtë të bukur për ti dhënë shtytje skuadrës në garën për titull kampion.

Pas ndeshjes Salah ka thënë se nëse dëshirojnë ta fitojnë titullin, duhet ta fitojnë çdo ndeshje.

-Advertisement-

“Nëse duam ta fitojmë titullin, duhet ta fitojmë çdo ndeshje. Manchester City kishin një periudhë të vështirë në fillim te sezonit dhe pastaj ne ishim jashtë formës. Na duhet vazhdimësi në fitore, kjo ishte një jave e madhe”, tha Mohamed Salah.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli ka shkuar në kuotën e 40 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e tretë me një pikë me pak se Unitedi që renditet i dyti dhe katër me pak se City që kryeson./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera