Sport

Modric: Kushti im për rinovimin me Realin, e përjetoj futbollin në maksimum

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 08 September 2023

Luka Modric ka dhënë një intervistë për median kroate “Sportske Novosti” gjatë grumbullimit me kombëtaren ballkanike.

Lojtari i Real Madridit ka folur për situatën e tij te “Los Blancos”. Një kontekst i ri me të cilin ai nuk është mësuar:

“Askush nuk është i lumtur kur nuk luan. Pas gjithë karrierës sime, kjo ndjenjë është veçanërisht e çuditshme për mua. Por trajneri ka arsyet e tij. Nuk do mërzitem për shkak të kësaj. Përndryshe…”

-Advertisement-

Mesfushori ka treguar se si ishin momentet para rinovimit me klubin:

“Donin që të qëndroja dhe unë kisha të njëjtën dëshirë. Kushti im i vetëm për të qëndruar ishte që të më trajtonin si gjithë të tjerët, jo për meritat e së kaluarës. Ata më thanë se asgjë nuk do ta ndryshonte statusin tim, kështu që unë firmosa.”

Fituesi i Topit të Artë po përballet me konkurrencë të lartë, pasi blerja e Bellinghamit i ka shtuar lojtarët e pranishëm në mesfushë:

“Jam i vetëdijshëm që kemi shumë konkurrencë në mesfushë, që këta të rinj janë lojtarë të nivelit të lartë, prandaj janë në Madrid. Ne, lojtarët më të vjetër, duhet t’i ndihmojmë të përparojnë dhe gradualisht të marrin rolet e tyre. Ajo që e kam të qartë është se unë do të punoj për të qenë në mesin e protagonistëve të këtij sezoni.”

Në rast se zhvillimi i ngjarjeve nuk jetë sipas dëshirës së tij, Modric do ta rimendoj të ardhmen:

“Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat, nëse në të ardhmen rezulton se nuk jam më i rëndësishëm, atëherë do ta mendoja.”

Kroati ka dashur të kujtojë edhe lojtarët që nuk janë më në Madrid, si Karim Benzema apo Casemiro:

“Sigurisht që më mungojnë sepse kemi qenë së bashku për shumë vite. Ndiej të njëjtën nostalgji me çdo të larguar si Sergio Ramos, Marcelo, Cristiano Ronaldo dhe të tjerë”.

Për të ardhmen, Modric e ka të qartë se do ta shijojë futbollin deri në momentin e fundit:

“Në moshën time nuk duhet të shikosh kohën, duhet të jetosh në maksimum. Të gjithë thonë se nuk është e lehtë të përshtatesh me një realitet të ri, pasi ke luajtur futboll gjithë jetën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera