Modric i hap dyert Interit, kroati dëshiron largimin nga Reali i Madridit!
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 02 August 2018
Ëndrra e madhe e kësaj merkatoje vere për Interin mban emrin e Luka Modric. Mesfushori kroat e ka dhënë gatishmërinë e tij për tu transferuar në Milano duke parë dhe shumë bashkombas të tij që luajnë aktualisht me ekipin e Luciano Spallettit.
Në këtë moment, Modric ndodhet në Sardenjë ku pritet të qëndrojë deri në fundjavë për të shijuar ditët e fundit të pushimeve, por pritet që pas kthimit në Madrid, të ketë një takim të menjëhershëm me presidentin Florentino Perez.
Një takim kokë më kokë për të parë se cila do të jetë dëshira e lojtarit. Kroati mund të dojë një përvojë të re pasi ka fituar gjithçka me Realin, e më pas Interi do të kuptojë se sa janë mundësitë reale që lojtari të veshë fanellën zikaltër.
Ëndrra Modriç ka lënë në pritje dhe tratativat e tjera që mund të jenë më reale për t’u realizuar nga Interi. Për shembull ajo e Arturo Vidal.
Mesfushori i Realit është arsyeja pse drejtuesit e Interit nuk e kanë mbyllur ende marrëveshjen për kilianin, që mund ta marrin pa shumë sforco ekonomike nga Bayern i Munich, për një shifër e cila mendohet të jetë diku tek 18-19 milionë euro, duke përfshirë borxhin e të drejtën e blerjes 1 vit më pas.
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...