Sport

Modric është në krye të listës për Topin e Artë

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 10 November 2018

Luka Modric po udhëheq aktualisht në votimin për Topin e Artë, i cili është cmimi më prestigjioz i dhënë në futboll cdo vit nga France Football.

Si dihet kjo?

Ndërsa votimi për gazetarët në mbarë botën përfundoi të premten, mediat franceze dhe në vecanti “Radio France Internacional” ka shpërndarë informacione eksluzive pasi që gjysma e votave janë numëruar, duke pohuar se Luka Modric është në krye të listës.

-Advertisement-

Vlen të theksohet që mesfushori kroat pati një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin dhe me Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës.

Modric duket që është në hapa të mirë për të ndalë dominimin Ronaldo – Messi, të cilët e kanë fituar këtë çmim në dhjetë vitet e fundit.

Një tjetër fakt interesant është se konkurrentët kryesorë të Modric për momentin në garë thuhet se janë Raphael Varane dhe Kylian Mbappe, të cilët aktualisht mbajnë vendin e dytë dhe të tretë. Ronaldo, Messi dhe Griezmann nuk në listën e ngushtë të kandidatëve për të fituar cmimin prestigjioz.

Fituesi i Topit të Artë, i cili zgjidhet nga 200 gazetarë anembanë botës, do të shpallet më 3 dhjetor 2018, në Paris. Me një listë prej 30 lojtarësh, secili anëtar i jurisë zgjedh pesë të parët dhe i renditë ata. Pikët janë nga: 6,4, 3, 2 dhe 1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera