Moderna: Së shpejti del vaksina që lufton variantin e Omicron
Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 21 December 2021
Shefi ekzekutiv i Madernas, Stephane Banc ka deklaruar se kompania nuk pret që të përballet me ndonjë problem gjatë prodhimit të dozës përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, e cila do të mbrojë kundër variantit Omicron.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në reagimin e fundit Moderna ka bërë me dije se shpreson që të nisë testimet klinike vitin e ardhshëm për vaksinën e re, e cila do të mbrojë nga varianti Omicron, ndonëse tani është e fokusuar në dozën përforcuese.
“Duhen vetëm ndryshime të vogla për Omicron. Nuk pres probleme”, ka thënë Bancel gjatë një interviste me të përditshmen zvicerane, TagesAnzeiger.
Kompania ka thënë se është duke pritur për informacion të vlefshëm për variantin e ri.
“Kjo gjë do të marrë një javë apo dy. Do të na duhen disa muaj para se të prodhojmë 500 milionë doza, pas marrjes së miratimit. Mirëpo kapacitetet tona janë shumë të mëdha tani, në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë Bancel.
Kjo kompani ka prodhuar rreth 700-800 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit këtë vit dhe pret që të prodhojë numër më të madh të dozave më 2022, duke rritur prodhimin nga 100 milionë në 150 milionë doza në muaj./abcnews.al
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...