Lajme

Moderna padit Pfizer-BioNTech, pretendon për shkelje të patentave mbi vaksinën

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 04 September 2022

“Moderna” ka paditur “Pfizer” dhe kompaninë gjermane BioNTech me të cilën është partnere, për shkelje të patentave në zhvillimin e vaksinës së parë COVID-19 të miratuar në SHBA.

Nëpërmjet padisë së ngritur, Moderna pretendon se ata kanë kopjuar teknologjinë që kishte zhvilluar vite përpara pandemisë.

“Ne po i ngremë këto padi për të mbrojtur platformën inovative të teknologjisë mRNA që ne filluam. iInvestuam miliarda dollarë në krijimin dhe e mbrojtëm si patentë gjatë dekadës para pandemisë COVID-19”, tha shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel.

-Advertisement-

Bancel shtoi më tej se kompania po vazhdon të përdorë teknologjinë për të zhvilluar trajtime për gripin dhe HIV-in, si dhe sëmundjet autoimune dhe kardiovaskulare dhe format e rralla të kancerit.

“Ne besojmë se Pfizer dhe BioNTech kopjuan në mënyrë të paligjshme shpikjet e Moderna-s dhe ata kanë vazhduar t’i përdorin ato pa leje,” shtoi shefi ligjor i Moderna-s, Shannon Thyme Klinger.

(Balkanweb)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera