Moderna fillon provat klinike me një vaksinë të posaçme për variantin Omicron

Autori: Gazeta inFokus
08:16 | 27 January 2022
Kompania amerikane e bioteknologjisë Moderna njoftoi të mërkurën se ka filluar provat klinike për dozë përforcuese të vaksinës, e krijuar posaçërisht për të luftuar variantin omikron të koronavirusit.
Provat do të përfshijnë gjithsej 600 të rritur, gjysma e të cilëve kanë marrë dy doza të vaksinës së kompanisë Moderna kundër COVID-19 të paktën gjashtë muaj më parë, dhe gjysma tjetër që ka marrë tre doza të vaksinës. Prandaj, doza përforcuese e krijuar posaçërisht për variantin Omicron do të vlerësohet për përdorim si një dozë e tretë dhe e katërt.
Kompania raportoi gjithashtu rezultatet mbi efikasitetin kundër variantit Omicron të dozës përforcuese tashmë në përdorim. Kompania tha se gjashtë muaj pas injektimit me dozën përforcuese, niveli i antitrupave neutralizues kundër Omicron-it u zvogëluan me nivel 600 për qind krahasuar me nivelin e vërejtur 29 ditë pas vaksinimit, por mbeti i diktueshëm tek të gjithë pjesëmarrësit në studim.
Këto të dhëna janë marrë nga studimi i gjakut të 20 personave që kishin marrë dozën përforcuese prej 50 mikrogramësh, sa gjysma e sasisë së dy dozave të para. “Ne jemi të inkurajuar nga qëndrueshmëria e antitrupave kundër Omicron-it gjashtë muaj pas marrjes së dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19”, tha përmes një deklarate, Stephane Bancel, shef ekzekutiv i kompanisë Moderna.
“Megjithatë, duke patur parasysh kërcënimin afatgjatë të demonstruar nga Omicroni përmes shmangies së imunitetit (e krijuar nga dozat e mëparshme të vaksinës), ne po vazhdojmë me fazën e dytë të provave klinike për vaksinën kundër këtij varianti ngjitës të COVID-19”, shtoi zoti Bancel. Deklarata e kompanisë Moderna erdhi një ditë pasi rivalët Pfizer dhe BioNTech thanë se kishin filluar regjistrimin e pjesëmarrësve për një provë klinike me një vaksinë specifike kundër variantit Omicron.
Të dyja vaksinat bazohen në teknologjinë RNA, duke e bërë relativisht të lehtë modifikimin e tyre, duke krijuar mundësinë për të mbajtur hapin me mutacionet specifike të varianteve të reja të COVID-19. Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë filluar të shohin një rënie të rasteve të lidhura me valën e infeksioneve të shkaktuara nga Omicron, varianti më i transmetueshëm i zbuluar deri më tani, por numri i infeksioneve në mbarë botën vazhdon të rritet.
Të tjera
-
“Mariupoli është i yni” – Rusia shpall fitoren
“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjeneral...
-
Kryediplomati austriak thotë se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se Austri...
-
Duda Balje s’ka të ndalur, për herë të parë jep detaje të tjera për komunitetin LGBTI
Deputetja boshnjake, Duda Balje, po vazhdon fuqishëm t’i qëndrojë kundër Kodi...
-
Ky është momenti që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e Duda Baljes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rrëfyer një moment mjaftë int...
-
Nuk do ta besoni pse Duda Balje është kthyer nga Serbia në Kosovë
Deputetja, Duda Balje, ka treguar se arsyeja pse ajo me familjen e saj janë k...
-
Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit
Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të. ...
-
Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë
Sot në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinik...
-
Pse Japonia nuk heq dënimin me vdekje?
Dënimi me vdekje po “del nga moda”. Më shumë se 70% e vendeve e kanë hequr dë...
-
Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë dh...
-
Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët
Pak muaj më parë, gjeneratori ishte një nga produktet më të kërkuara në treg....
-
Përparim Rama ka dy lajme të mira për Prishtinën
Përparim Rama ka dy lajme të mira për komunën e Prishtinës. I pari i kryeq...
-
Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit
Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë ruse goditi një objekt në qytet...