Lajme

Moderatorja përballet me Dugollin e VV’së pasi ky e qortoi gazetaren e RTK’së për bojkotin e Ministres

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 04 August 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli është ballafaqur me moderatoren e RTK-së, pas kritikave të tij ndaj gazetares së mediumit publik për largimin nga konferenca e ministres Rozeta Hajdari.

Dugolli tha nuk ka bërë presion me reagimin e tij ndaj gazetares së RTK-së.

“Pak në një farë forme jam habitur me reagimin që e ka bërë AGK-ja, për shkak se e ka cilësuar presion. Në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë, qëllimi apo edhe vet statusi im aty për sa i përket RTK-së, nuk  ka të bëjë me asnjë lloj presioni.  Në një farë forme unë dje e shpërndaj edhe reagimin e AGK-së. E shpërndava me të njëjtën porosi që e kisha. RTK-ja është institucion i vetëm publik , transmetuesi I vetëm publik që një nga detyrat kryesore e ka informimin”, ka thënë Dugolli.

-Advertisement-

E moderatorja e RTK-së I ndërhyri atij duke thënë se “A po mendon që gazetari i RTK-së nuk është tamam gazetar. Nuk do të thotë që të jesh gazetar i televizionit publik të jesh gazetar i nënshtruar”.

“Televizioni Publik I Kosovës, është televizion publik dhe nuk mund të barazohet me televizionet private, të cilat nuk po dua t’I nënçmojë, sepse edhe ato e kanë mision informimin e drejtë dhe me kohë, por dallojnë se informimi është obligim”, tha Dugolli.

Më tutje gazetarja ia përmendi se raste të bojkotimit të konferencave ka pasur edhe më herët, teksa i tha Dugolli se ka qenë VV-ja asokohe në opozitë që i përkrahi këto bojkote.

E Dugolli insistoi se bojkoti nuk i shkon RTK-së

“Bojkoti në asnjë mënyrë nuk I shkon RTK-së. Bojkoti për informim sa herë të ndodh unë do të jem kritik si qytetarë, sepse si qytetarë duhet të informohemi së pari nga televizioni publik I Kosovës për shkak se me taksat e qytetarëve funksionin. Nëse dikush e merr si presion është gabim sepse nuk është presion”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera