Moderatori e ‘provokon’ me pyetje për Kosovën, Vuçiq përgjigjet me cinizëm: “Kënaqësi, nuk di, asgjë e bukur …”
Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 01 March 2023
Gjatë paraqitjes në Radio Televizionin e Serbisë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në disa raste (me iniciativën e tij) është fjalosur me moderatorin.
Tema kryesore ishte Kosova, teoritë e konspiracionit për zvarranikët apo ekonomia, i pari i shtetit serb vazhdimisht u përpoq të shmangte nënpyetjet dhe nuk e lejonte moderatorin të drejtonte emisionin televiziv.
Ai aty ishte folësi kryesor, siç ndodh zakonisht, kur është i ftuar në televizione me frekuenca kombëtare.
Mirëpo, nuk është se nuk ka pasur situata gjatë të cilave moderatori ka tentuar ta rikthejë presidentin në binarë të një bisede serioze me vartësit e tij, gjë që padyshim nuk i ka pëlqyer njeriut të parë të shtetit.
Në një moment, i zemëruar për shkak të pyetjes së moderatorit, Vuçiq vendosi t’i përgjigjet shkurtimisht çdo pyetjeje të radhës, duke përdorur një ose dy fjalë.
Kështu ishte kur flitej për zgjedhjet e mundshme lokale në veri të Kosovës, ku ai u përgjigj shkurt ‘asgjë, nuk di’.
Moderatori: Çfarë do të thotë se Prishtina do të mbajë zgjedhje? Në këtë situatë ku çështja e negociatave dhe gjithçka është e hapur… Dhe përpjekja për të arritur një marrëveshje dhe njëfarë stabiliteti?
Vuçiq: Asgjë, nuk e di.
Moderatori: Si duken ato bisedime në Bruksel?
Vuçiq: Kënaqësi e vërtetë. Çfarë ju intereson për këtë?
Moderatori: Ndoshta më pak cinizëm.
Vuçiq: Nuk ka pasur fare cinizëm. Unë ju them se çfarë. Asgjë e bukur. /Telegrafi/
Të tjera
-
Bedri Hamza: Secili ndërmarrës do ta ndjejë dorën e shtetit, bizneset deri në 10 mijë euro qarkullim nuk do të tatohen
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese të...
-
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë
Prej fillimit të këtij viti, kushdo që i plotëson kriteret, mund të bëhet...
-
Kandidatët e LDK-së Xhafer Gashi e Linda Bekteshi në takime me banorët e Shkabajt, Sibocit e Sllatinës: Falënderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe për përkrahjen e tyre të vazhdueshme
Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhj...
-
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Lituania dërgon trupa shtesë në Kosovë
Lituania do të dërgojë në Kosovë nëntë oficerë nga Ekipi i Reagimit të Shpejt...
-
2 muaj nga vrạsja e Martin Canit, prindërit e tij duan drejtësi: Heshtja vrẹt më shumë
Kur këtë të premte bëhen dy muaj nga vdekja e Martin Canit, u zhvillua një pr...
-
Rrokulliset kamioni në Vojtesh, lëndohet vozitësi
Një vetkasident është shkaktuar sot në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkat...
-
Klinaku: Qeveria Kurti përveç që s’na ndihmoi, i hoqi veteranët e UÇK-së edhe nga paga minimale
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, në fjal...
-
Media amerikane: Trump do të nisë planin e dëbimit të emigrantëve një ditë pas inaugurimit
Një ditë pas inaugurimit të tij, Donald Trump thuhet se po përgatitet të nisë...
-
ShBA shpall 13 individë dhe një entitet në BeH si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
Shtetet e Bashkuara shpallën të premten si të padëshiruar tetë individë për o...
-
Haradinaj: Kosova nuk e don as izolimin e as mashtrimin
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se masiviteti dhe entuziazmi i mij...
-
55 aksidente për një ditë në Kosovë
Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku. S...
-
Ligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, sfidues e shqetësues sipas SHDPFMK-së
Shoqata e Distributoreve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale e Kosovës (...