Rozë

Moderatoja shqiptare ‘detyrohet’ të tregoj të vërtetën rreth operacioneve plastike

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 10 November 2020

Duke qenë një nga vajzat më bukuroshe të ekranit, së fundmi edhe Lei Kraja është bërë pjesë e thashethemeve nëse ka bërë apo jo ndërhyrje në fytyrë.

Ndjekësit kanë nisur të dyshojnë se Lei ka bërë buzët, të cilat në fakt ajo gjithmonë i ka patur të plota.

-Advertisement-

Lei ka vendosur të reagojë duke shpjeguar si qëndron e vërteta. Përmes një postimi në Instastory Lei shkruan se buzët nuk i ka të bëra dhe i ka ftuar ndjekësit të lexojnë se si të dallojnë buzët e vërteta.

“Për të 1 miliontën herë, buzët e mia nuk janë të bëra. Lexoni në internet për disa ndryshime midis buzëve fallco dhe të vërteta, kështu që nuk keni pse të komentoni më. Buzët e mia janë gjithmonë të plasaritura dhe kanë vija”, ka shkruar Lei duke shtuar se nëse në të ardhmen bën ndërhyrje në fytyrën e saj do ta tregojë me patjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera