Rozë

Modelja e famshme iu vjen në ndihmë refugjatëve ukrainas

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 07 March 2022

Modelja e famshme, Gigi Hadid, i shtohet listës së personazheve të njohur që i vjen në ndihmë popullit ukrainas, i cili po përballet prej disa ditësh me pushtimin agresiv nga trupat ruse nën urdhrin e presidentit,Vladimir Putin.

Ajo ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se do të dhurojë të gjitha të ardhurat e saj nga Muaji i Modës. Javët e fundit, modelja është shfaqur në pasarela për shfaqjet kryesore “Vjeshtë 2022” të Michael Kors, Versace dhe Vivienne Westwood dhe shumë të tjerë.

“Të kesh një orar të caktuar të Muajit të Modës do të thotë që kolegët e mi dhe unë shpesh prezantojmë koleksione të reja të modës gjatë periudhave zemërthyese dhe traumatike në histori”, shkruajti Hadid.

-Advertisement-

“Ne nuk kemi kontroll mbi shumicën e orareve tona të punës, por do të donim të ecnim ‘për’ diçka. Duke ndjekur hapat e mikut tim (dhe koleges time modele) @micarganaraz, po zotohem të dhuroj të ardhurat e mia nga shfaqjet e “Vjeshtë 2022” për të ndihmuar ata që vuajnë nga lufta në Ukrainë, si dhe për të vazhduar të mbështes ata që përjetojnë të njëjtën gjë në Palestinë”, ka zbuluar modelja e famshme.

Kujtojmë se bota e modës është përpjekur të përdorë platformën e saj këtë muaj për të ndihmuar në përhapjen e ndërgjegjësimit për situatën e tmerrshme në Ukrainë.

Talentet ukrainas si stilistja e Bevza-s Svitlana Bevza dhe modelja Eugenia Dubinov kanë ndarë përvojat e tyre direkt nga Kievi. Në shfaqjen e sotme të Balenciaga-s, stilistja Demna Gvasalia, e veshur me blu dhe të verdhë, ia kushtoi shfaqjen e saj qëndrueshmërisë së ukrainasve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera