Rozë

Modelja acarohet pasi stjuadesa i kërkoi të mbulohet

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 05 November 2020

Modelja 26-vjeçare ka treguar se si është ndjerë e fyer ajo gjatë një fluturimi të linjës “Southwest Airlines” pasi anëtarët e bordit i kërkuan asaj që të mbulonte fytyrën dhe veshjen e saj të hapur.

Eva J Marie, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shpreh hapur zemërimin për mënyrën sesi u trajtua një person si ajo që shpenzon 90,000 dollarë në vit për këtë linjë ajrore.

Modelja po udhëtonte me djalin e saj 7-vjeçar kur u detyruar që t’i merrte hua bluzën një mjeku për ta lidhur pas veten, për të mbuluar disa pjesë të trupit.

-Advertisement-

“Sapo kam zbritur dhe jam shumë e mërzitur. Po përpiqem të mos lejoj që të më prishë ditën. Fjalë për fjalë unë pothuajse u shoqërova nga linja ajrore për shkak të veshjes sime, e cila me të vërtetë më acaroi sepse kisha një fluturim të rëndësishëm”, tregon Eve.

Modelja i tha The Sun se ndihej “plotësisht e poshtëruar, e zënë ngushtë dhe shumë e ofenduar” në momentin që një stjuardesë e kërcënoi të mbulohej ose në të kundërt të largohej nga avioni.

Ajo tregon se si kontaktoi me zyrën qendrore të Southwest, dhe si kjo e fundit i kërkoi falje dhe i ofroi modeles 100 dollarë si kompensim. 26-vjeçarja u shpreh se kjo nuk ishte “e mjaftueshme për poshtërimin dhe diskriminim” që ajo përjetoi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera