Lajme

Mobilizohet prokuroria në mbrojtje të votës

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 14 November 2021

Prokurori i Shtetit është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u zhvilluar sot për zgjedhjet e balotazhit, për kryetar komunash.

Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, janë të angazhuar mbi pesëdhjetë prokurorë dhe staf mbështetës, për të përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria, të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera