Lajme

Mobilizohet Ministria e Infrastrukturës, siguron se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 30 November 2021

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se autostradat, rrugët nacionale e regjionale janë të kalueshme për qarkullim, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi në ‘facebook’, bëhet e ditur se kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë intervenuar në orët e hershme të mëngjesit me pastrim dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve.

“Sipas informacioneve nga tereni nga të gjithë menaxheret e autoudhëve (autostradave),rrugëve nacionale dhe rrugëve regjionale të Republikës së Kosovës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim, pavarësisht konfiguracionit ku shtrihen ato”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Infrastrukturës. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera