‘Mobilizimi ushtarak serb afër kufirit’, Qalaj: Nuk është befasuese, u paralajmërua nga Vuçiq me 24 shtator!
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 30 September 2023
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin për prezencën e shtuar të forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, i ka bërë thirrje Serbisë të ulë tensionet dhe të tërheqë forcat nga kufiri.
“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator” deklaroi Kirby.
Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i PDK-së njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri, Rashit Qalaj.
Qalaj tha se nuk është befasuese për të kjo që po ndodh pasi u paralajmërua nga Vuçiq në konferencën e datës 24 shtator.
Ai tha se një vendim i tillë është marrë që të bëhet presion tek Kosova që mos të vazhdojë me operacione hetimore-policore për rastin terrorist
“Për mua nuk është befasuese kjo që po ndodh meqënëse me datën 24 shtator kur presidenti i Serbisë mbajti konferencën për shtyp, nga fundi i konferencës ai tha që ata do të marrin një vendim shumë shpejt dhe do t’ia bëjnë të ditur publikut. Vendimi mendoj që është ky që të dislokojnë trupat ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën në mënyrë që të bëjnë njëfarë presioni tek shteti i Kosovës që mos të vazhdojë me operacione hetimore-policore për rastin terrorist” deklaroi Qalaj.
Deputeti Qalaj tha se SHBA-të tashmë janë kanë bërë të qartë Vuçiqit për pasojat e mundshme nëse provon ndonjë aventurë në Kosovë.
“Ky reagim i SHBA-ve është i mirpritur dhe unë besoj se në kanale zyrtare dhe jozyrtare ata i kanë bërë me dije Vuçiqit për pasojat e mundshme nëse provon ndonjë aventurë në raport me Kosovën” tha Qalaj.
Kryeministri Kurti ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme edhe një bisedë me me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit të SHBA-ve, Jake Sullivan.
Kurti e ka falenderuar për mbështetjen dhe ka kërkuar ndihmë kundër planeve luftarake të Serbisë.
“E sigurova atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, tha Kurti.
Të tjera
-
Kuvendi do t’i mbajë tri seanca, në njëren diskutohet për qeverisjen e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për t...
-
SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar vepri...
-
Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Chec...
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...