Ekonomi

MMPH-ja me projekte të reja për komunën e Deçanit

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 15 March 2018

Mbi 900 mijë euro do të investohen për përmirësimin e ambientit në vendlindjen e kryeministrit Haradinaj, në Deçan.

Me këto para pritet të investohet në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, si në ndërtimin e kanalizimit në fshatin Irzniq në Lagjen “Mushkolaj”, në vlerë prej 100 mijë euro, në rregullimin e shtratit të Lumbardhit në Deçan, në vlerë prej  500 mijë eurosh dhe në ndërtimin e ujësjellësit në Strellc të Deçanit, në vlerë prej  320 mijë eurosh.

Këto projekte janë bërë të ditura në takimin e se enjtes mes Ministres se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosajn, shkruan Infokusi.

-Advertisement-

Reshitaj përmendi edhe projektet që janë duke vazhduar si: Ndërtimi i kanalizimit në Deçan, në vlerë prej  60 mijë eurosh, rregullimi i hapësirës gjelbëruese tek Verrat e Llukës, në vlerë prej 50 mijë eurosh si dhe ujësjellësi për 10 fshatra dhe kyqja në burime të reja në Deçan, ku për vitin 2018 janë ndarë 50 mijë euro.

 

Në takim ministrja Reshitaj e cilësoi Deçanin si një vend turistik dhe së bashku me kryetarin Ramosaj u zotuan që bashkërisht do t’i eliminojnë deponitë ilegale të mbeturinave në këtë komunë si dhe shndërrimin e tyre në zona të gjelbra. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera