MKRS premton përkrahje të pakursyer për përfaqësuesen e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 05 September 2018
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e ka vizituar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, e cila po e përfundon seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, para udhëtimit për në Baku të Azerbajxhanit, ku Kosova do ta zhvillojë ndeshjen kundër këtij shteti në kuadër të “Ligës së Kombeve” që po e organizon UEFA.
Në ndeshjen që do të zhvillohet këtë të premte në ora 18:00 në Baku, Kosova po udhëton e plotë dhe e motivuar maksimalisht, e informuan ministrin Gashi shtabi teknik i përfaqësueses.
Në këtë vizitë, ministrin e priti trajneri i Përfaqësueses Bernard Challandes dhe përfaqësues të FFK-së. Challendes e njoftoi Gashin se lojtarët janë në gatishmëri të plotë në përballje kundër Azerbajxhanit dhe u shpreh se do të bëjnë maksimumin për të siguruar tri pikë, ndonëse udhëtojnë si mysafirë për në Baku.
Nga ana e tij, ministri u premtoi përkrahjen e plotë dhe të pakursyer të tij si ministër dhe të MKRS-së. Ai tha se qeveria po punon në vazhdimësi që të përmirësojë dhe modernizojë kushtet për sportin në Kosovë ku si prioritet ka futbollin si sportin më të popullarizuar në Kosovë dhe me më masivitet.
Ministri u shpreh se Kosova posedon shumë talente në futboll dhe MKRS-ja do t’i përkrahë dhe do t’u qëndrojë afër futbollistëve.
Gashi i dëshiroi suksese Përfaqësueses dhe djemve të saj në garat e Ligës së Kombeve. Ai kërkoi angazhim maksimal të futbollistëve që të arrihen rezultate sa më të mëdha në këtë Ligë. /koha/
Të tjera
-
Mungesa e një mbikalimi rrezikon jetën e banorëve që detyrohen të kalojnë magjistralen Prishtinë – Mitrovicë
Në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë, në fshatit Dumnicë e Poshtme, banorët ...
-
Daut Haradinaj: Kudo në tubime po e shohim se ky vend ka shpresë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK...
-
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në zgje...
-
Votuesit e Vetëvendosjes i bashkohen PDK-së në Gjakovë, Krasniqi: Mbështetja për vizionin tonë po rritet çdo ditë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar sot se...
-
Mërgim Lushtaku: Rinia është forca më e madhe e një kombi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku po vazhdon takimet...
-
Kërkohej që prej gjashtë muajsh, vetëdorëzohet në policinë e Pejës i dyshuari për 15 vjedhje të rënda
Është vetëdorëzuar dje në stacionin policor të Pejës i dyshuari Lirim Kurtaj,...
-
Vrạsja pas një fjalosje në Skënderaj, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuar
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë...
-
DnV: Gjysma e parë e fushatës me shumë aktivitete, por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), ka mbajtur konferencën e dytë...
-
Ligjvënësit grekë nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin në raundin e parë të votimit
Ligjvënësit grekë nuk arritën të zgjidhnin një president të ri në raundin e p...
-
Vetdorëzohet në polici Lirim Kurtaj, kërkohej për mbi 15 vjedhje
Lirim Kurtaj është vetdorëzuar në stacionin e Policisë në Pejë të premten, pë...
-
PDK, LDK dhe AAK premtojnë lidhje me gazin amerikan, Vetëvendosje s’ka as program
Që të tria partitë e opozitës, në programin e tyre e kanë ndërtimin e një rrj...
-
Albana Haxhimustafa-Murseli merr mbështetje nga disa fshatra të Rahovecit
Albana Haxhimustafa Murseli, kandidatja me numër 45 nga radhët e Partisë Demo...