Sport

Mkhitaryan vajton lëndimin e Pogbas, do të mungojë 12 javë?

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 19 September 2017

Manchester United ende nuk ka njoftuar se sa gjatë do të jetë jashtë fushave Pogba pas lëndimit që pësoi kundër Baselit, por tashmë mediat britanike kanë filluar të raportojnë se francezi mund të mungojë 12 javë.

Henrikh Mkhitaryan ka vajtuar lëndimin e Paul Pogbas që pësoi ditë më parë në Ligën e Kampionëve, por beson se Jose Muorinho mund ta mbulojë mirë hapësirën e lënë bosh nga francezi.

Jose Mourinho tha se francezi mund të mungojë disa javë dhe tani “Goal.com” shkruan se ish mesfushori i Juventusit mund të jetë jashtë fushave për 12 javë.

“Është e vështirë, sepse ai është lojtar i shkëlqyer për ne”, tha Mkhitaryan për “SFR Sport”.

-Advertisement-

“Do të jetë shumë e vështirë pa të, por trajneri e di shumë mirë si të mbulojë këtë hapësirë dhe ne do ta ndihmojë të kthemi më të fortë”, shtoi armeni.

Kurse pas fitores 4:0 ndaj Evertonit, Mourinho u tha gazetarëve: “Sinqerisht nuk e di nëse ai do të mungojë 12 ditë apo 12 javë”.

“Çdo koment tjetër do të ishte i gabuar, pasi nuk e dimë ende nëse 12 ditë apo 12 javë”, insistoi Mou. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera