Lajme

Mjeku kosovar e jep vaksinën e parë anti-Covid në Berlin

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 27 December 2020

Vaksinat kundër COVID-19 kanë filluar të merren edhe nga qytetarët e Berlinit, kryeqytetit të Gjermanisë.

Personat e parë që morën vaksinën në këtë qytet janë disa të moshuar në një shtëpi të pleqve në Steglitz të Berlinit, shkruan BZ-Berlin.de.

Doktori kosovar, Fatmir Dalladaku, ia ka dhënë vaksinën kundër COVID-19 gruas së parë në Berlin.

-Advertisement-

E moshuara ishte një 101 vjeçare e vendosur në shtëpinë e pleqve.

Bashkimi Evropian ka marrë vendim që në shtetet anëtare të fillojnë që qytetarëve të vet t’ia japin vaksinat kundër COVID-19.Vaksinat që janë duke u përdorur janë të kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera