Mjekët shqiptarë nëpër botë hapin spitalin virtual, shihni si funksionon ai
Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 02 April 2020
COVID – 19 është duke i shkaktuar njerëzimit dëme të jashtëzakonshme në shumë drejtime. Por në këto kohë të vështira për të gjithë ne, po kaq i dëmshëm është edhe kaosi informativ që po shoqëron korona virusin. Me dhjetëra fake news janë shpërndarë këto javët e fundit në shumë shtete të botës, përfshirë edhe vendin tonë.
Ndoshta kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që shtyu një grup mjekësh shqiptarë që jetojnë e punojnë në disa shtete të botës të krijonin një platformë informative mbi COVID – 19. Atyre ju pëlqen ta cilësojnë “spital virtual” dhe jo pa qëllim. Një nga mjekët e kësaj iniciativë të quajtur Milano për Shqipërinë, sqaron për Euronews Albania, si funksionon ajo.
Mjeku Besart Çuko, na tregon se përgjigjet nga mjekët do të jepen në kohë reale dhe ata janë disponibël 24 orë në 24. Platforma është në shqip në mënyrë që të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë ta kenë të lehtë ta përdorin. Mjeku pohon për Euronews Albania, se numri i profesionistëve që po bëhen pjesë e platformës po shtohet çdo ditë e së fundmi edhe me profesione të tjera që lidhen me përballimin e kësaj situate.
Një i tillë është profesioni i psikologëve. Në ditët e karantinës, një pikë e rëndësishme që duhet mbajtur parasysh është edhe shëndeti mendor. Ndaj në platformë qytetarët mund të bëjnë pyetje edhe në këtë drejtim si psh si mund të kujdesemi për shëndetin mendor, sa të rrezikuar jemi në këto kohë nga ky izolim etj.
Mjekët kanë vendosur që me rotacion të jenë online për t`ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të njerëzve, në mënyrë profesionale dhe bazuar mbi fakte të vërtetuara shkencërisht. Ata gjithashtu do të ndajnë edhe eksperiencat e tyre nga vendet ku punojnë që janë në fakt edhe shtetet më të prekura nga COVID – 19, si Italia dhe Spanja.
Informacionet që do të ofrohen në platformë janë falas. Mjeku Çuko pohon se kjo është parë si një mundësi e mirë nga mjekët për t`ju shërbyer në njëfarë mënyre bashkëatdhetarëve edhe pse në distancë.
Pandemia e coronavirus, nxori ne pah numrin e lartë të shqiptarëve që punojnë si mjekë, infermierë, studiues apo drejtues departamentesh në institucione shumë të rëndësishme në të gjithë botën.
Ndaj edhe këto kohë shqiptarët janë ndjerë krenarë për punën e tyre dhe njëkohësisht të keqardhur që ata janë larguar nga vendi. Ndërsa iniciativa të tilla janë një shërbim më shumë nga këta mjekë për bashkëatdhetarët e tyre në Shqipëri dhe jo vetëm.
Platfoma është funksionale në adresën www.milanomedical.eu/milano-per-shqiperine/
Por edhe në rrjetet sociale facebook, instagram dhe youtube ku mund ta gjeni me përshkrimin milanomedical.
Më poshtë video që mjeku Besart Çuko na ka nisur me sqarimin se si funksionon kjo platformë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...