Lajme

Mjekët nga Serbia vijnë çdo 15 ditë në Kosovë edhe pa pandemi

Autori: Doresa Geci 13:58 | 19 May 2020

Mbi 100 mjekë nga Serbia kanë hyrë në Kosovë që kur u shfaqën rastet e para me koronavirus.

Por, janë qindra të tjerë që cdo 15 ditë vinë nga Beogradi në vendet e tyre të punës në qendrat shëndetësore në Gracanicë, Shterpcë, Partesh e vendbanime tjera me shumicë serbe.

Ndryshe nga këta që sipas Ministrisë së Shëndetësisë erdhën në Kosovë për qëllime të vizitave monitoruese, gazeta inFokus mëson se ata futen në Kosovë rregullisht pa ndonjë pengesë.
Këtë nuk e mohojnë as në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk pranojnë të shpalosin të dhëna.

-Advertisement-

Megjithatë, Drejtori për Afirmimin e Marrëdhënieve ndëretnike mes Kosovës dhe Serbisë, Fatmir Sheholli ka konfirmuar për gazetën inFokus se çdo 15 ditë mjekë nga Serbia vijnë në Kosovë për të ushtruar detyrën e tyre në komunat me shumicë serbe.

“Prej Serbisë në Kosovë çdo 15 ditë, me emra dhe mbiemra hyjnë mjekë nga Serbia hiq pa pandemi, ata vazhdimisht janë këtu. Të njëjti janë vazhdimisht këtu, ata edhe sot janë këtu. Veç së fundmi numri i mjekëve është rritur për shkak se ka qenë jo mjaftueshëm numri i infektologëve”, ka thënë ai.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë deri me tani ka pasur mbi njëqind personel shëndetësore nga Serbia ndërsa qëllimi i tyre ishte vetëm monitorues.

“Këto ekipe hyjnë, pasi paraprakisht dëshmojnë dokumentet qe u kërkohen nga autoritetet kosovare. Lejet per ardhjen e tyre i kërkojnë kryetaret e komunave me shumice serbe, ndërsa i aprovon MSH”, kanë deklaruar nga zyra për medie e MSH-së për Gazetën inFokus.Ndërsa nëse ata duan te punojnë ne Kosovë, atëherë duhet te licencohen sipas Udhëzimit Administrativ 06/2012 për lejet e përkohshme te profesionisteve te huaj shëndetësor, duhet te anëtarësohen ne Oden e Mjekeve te Kosovës dhe tek pastaj mund t’u jepet leje për pune te përkohshme në Kosovë. Por, deri tash, vizitat kane qene monitoruese- periodike, ata kane ardhur dhe janë kthyer pas disa ditësh”, thuhet në përgjigjet e MSH-së.

Megjithatë drejtori për Afirmimin e Marrëdhënieve ndëretnike mes Kosovës dhe Serbisë, Fatmir Shehollit, Ministria e Shëndetësisë dhe strukturave komunale të Kosovës në veri kanë një marrëveshje që këta mjekë të hyjnë në Kosovë.

“Unë juve ju sigurojë që ka pasur marrëveshje mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe strukturave komunale të Kosovës në Veri që ata njerëz të hyjnë në Kosovë dhe të bëjnë shërbimet e veta. Ekziston mbledhje e caktuar që është bë në këtë dhe nuk kanë dashtë me bo publike për shkak të bindjeve”, ka deklaruar ai.

Gazeta inFokus është në pritje të përgjigjeve edhe nga zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë se si është e rregulluar ardhja e këtyre mjekeve në Kosovë çdo 15 ditë, por ende nuk ka marrë përgjigje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera