Lajme

Mjekët në QKUK ia nxjerrin më shumë se 20 gurë një pacienti

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 09 September 2021

Një pacienti në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i janë nxjerrë më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë ka njoftuar Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

“Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një intervenim kirurgjik te një pacient, të cilit ia hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar” , thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

-Advertisement-

Sipas SHSKUK-së pacienti me inicialet S.M, i moshës 52 vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë.

Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera