Shëndetësi

Mjekët në Britani japin alarmin: Gripi australian më i keqi në 50 vite

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 26 September 2017

Gripi australian, i cili pritet që shumë shpejt të “pushtojë” edhe Evropën, është cilësuar si më i keqi në këto 50 vitet e fundit.

Ekspertët e Britanisë janë vënë në alarm në lidhje me gripin. Ata e konsiderojnë si të pamundur që Britania të mos preket nga ky virus, që merr edhe jetë njerëzish.

E ndërsa shpërthimi i tij parashikohet më i keq se pandemia e vitit 1968, një profesor me emrin Robert Dingwall ka paralajmëruar një shtrirje të madhe të gripit. Ai është shprehur se këtë dimër mund të kemi një shpërthim më serioz që nga pandemia e vitit 1968 që vrau më shumë se një milion njerëz në mbarë botën.

-Advertisement-

Në Australi gjendja është serioze/ Spitalet atje raportojnë se është një numër rekord i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim.

Duke folur për gripin Prof Dingwall i tha Daily Express: “Bazuar në përvojën australiane, zyrtarët e shëndetit publik duhet të takohen dhe të shqyrtojnë urgjentisht procedurat e planifikimit emergjent. Duhet të punohet me autoritetet lokale dhe shërbimet shëndetësore vendëse për të siguruar që shtretërit e spitaleve të rriten. Ne duhet të jemi të përgatitur, të vëmendshëm dhe fleksibil. Nuk ka asnjë pikë në përpjekjen për të mbyllur kufijtë. Është pothuajse e pashmangshme që kjo do të na vijë”.

Edhe mediat italiane shkruajnë për këtë alarm, duke theksuar se “Do të jetë një epidemi me rrezikshmëri të mesme ajo e sezonit 2017- 2018”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera