Lajme

Mjekët lëshojnë alarmin: Ndotja e madhe e ajrit i rrezikon kosovarët nga kanceri

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 10 January 2018

Edhe pse jemi mësuar që Kina të jetë shteti ku njerëzit ecin me maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga ajri i ndotur, për këtë nuk po ia lëshon udhën as Kosova.

Madje mbrëmë (8 dhjetor), Kosova është renditur në vendin e parë në botë sa i përket ndotjes.

E mjekët kosovarë janë duke alarmuar mbi rrezikshmërinë e kësaj.

-Advertisement-

Sipas tyre, qytetarët rrezikohen ta marrin kancerin e shumë sëmundje të tjera prej kësaj ndotjeje.

Kosovarët tash e një javë po ballafaqohen me ndotje ekstreme të ajrit, duke tejkaluar kështu 300 herë mesataren e ndotjes së lejuar.

Kjo sipas të dhënave të Ambasadës Amerikane ku thuhet se vlerat e PM2.5 janë disa herë jashtë normales dhe sot më 8 janar 2018 ka arritur vlerat maksimale 360 AQI.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera