Lajme

Mjekët duan nivelin e njëjtë të pagës së një deputeti të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 11 April 2018

Punëtorët shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës insistojnë në realizimin e kërkesës së kamotshme për rritjen e pagave.

Në Ministrinë e Shëndetësisë në proces janë disa reforma në shëndetësi, ku edhe rritja e pagave është një prej të rejave që mund të sjellin këto reforma.

Kirurgu torakal, Shqiptar Demaçi thotë se paga e një mjeku do duhej të jetë e njëjtë pagën e një deputeti të Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Krahas pagave më të larta, mjekët insistojnë edhe në krijimin e kushteve më të mira për punë, në mënyrë që të jenë në hap me kohën në lëmin e shëndetësisë.

Mjeku specialist në Kosovë paguhet për punën që kryen me rreth 600 euro në muaj, derisa infermierët me rreth 400 euro në muaj.

Në anën tjetër, deputetët, me të cilët mjekët po e krahasojnë nivelin e dëshiruar të pagës, paguhen me nga 1500 euro pagë mujore si dhe gëzojnë pagesa shtesë për çdo aktivitet të tyre.

Kirurgu Demaçi pohon se në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, përafërsisht kryhen tri operacione në ditë. Kjo do të thotë që mjekët kalojnë kohën më të madhe në sallat operative, kurse shpagimi financiar është, siç thotë Demaçi, nënçmues.

“Si ekspertë i lëmisë së caktuar, mjeku duhet paguar jo më pak se një deputet. Këto kanë qenë kërkesat tona. Kushtet ku ne punojmë janë minimale për punë. Ne kemi nevojë që të rregullohen kushtet e punës, dhe jo të jenë jodinjitoze e të punojmë në kushte si para 30 vjetësh, derisa bota mjekësore ecën me hapa të shpejtë çdo ditë. Mjeku mendoj se duhet paguhet karshi nivelit të tij të shkollimit”, tha Demaçi.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla thotë se janë duke punuar me autorite deklaruar se nuk është korrekte që pagat e tyre të jenë lineare, por ato duhet kategorizohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera