Lajme

Mjekësia Ligjore jep detaje rreth viktimave në Tetovë

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 09 September 2021

Drejtori i Mjekësisë Ligjore Aleksandar Stankov, ka dhënë detaje rreth viktimave nga tragjedia në spitalin modual në Tetovë.

Stankov tha se zjarri që ra në spitalin COVID pritet të përfundojë sot ndërsa nuk dha kohë për identifikimin e viktimave.

“Nuk kam informacione për trupa shtesë, për momentin janë 14 trupa dhe mendoj se aq do të mbeten. Pas orës 1 të mesnatës janë 14 trupa. Autopsia ka nisur qysh në mbrëmje. Janë formuar ekipe që do të punojnë në autopsi dhe në identifikim të trupave. Presim që sot të përfundojnë autopsitë, ndërsa për identifikim do të shohim ta realizojmë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe t’i dorëzojmë viktimat tek të afërmit”, deklaroi Stankov.

-Advertisement-

Numri një i Mjekësisë Ligjore tha se pas përfundimit të autopsisë do të vendoset nëse do të ketë nevojë për ADN.

“Do të shohim nëse do të ketë nevojë për analizë të ADN-së për të gjitha trupat, pasi të përfundojë të gjitha 14 autopsitë. Të shohim se çfarë mund të përdoret nga metodat klasike për identifikim dhe çarë për ADN”, deklaroi Stankov.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera