Mjaltë dhe rigon/ Kura që ju duhet për mbrojtjen e organizmit nga problemet shëndetësore
Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 19 February 2020
Studimet kanë konfirmuar se rigoni është një nga bimët më të pasura me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje. Të dhënat e ekspertëve tregojnë se rigoni përmban nga 3 në 20 herë më shumë antioksidantë se çdo barishte apo erëz tjetër.
Fuqitë antioksiduese të rigonit ia kalojnë atyre të vitaminës E apo edhe frutave, perimeve, frutave të thata dhe hudhrës. Specifikisht tek rigoni aktiviteti antioksidues është 42 herë më i lartë se ai i mollëve, 30 herë më i lartë se ai i patateve, 12 herë më shumë se portokallet dhe 4 herë më i lartë se boronicat.
Rigoni është një nga erëzat më të përdorura në kuzhinën shqiptare. Përdorimet e tij shtrihen edhe në aspektin mjekësor falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve. Në këtë artikull do të mësoni se si të bashkoni në një kurë të vetme rigonin me mjaltin dhe si ta shfrytëzoni atë jo vetëm në gatim por edhe për shëndet të mirë.
Kura Me Mjaltë dhe Rigon
Merrni një kavanoz qelqi dhe gjysmën e tij mbusheni me rigon të freskët. Nëse përdorni rigon të thatë atëherë mbushni një të katërtën e kavanozit. Më pas shtoni mjaltë duke u siguruar që rigoni të jetë plotësisht i mbuluar. Përziejini së bashku me një lugë druri dhe sigurohuni që në sipërfaqe të mos ketë bulëza ajri.
Mbylleni kavanozin me kapak dhe vendoseni në parvazin e dritares për një muaj. Herë pas here kthejeni kavanozin përmbys për të siguruar një përzierje të mirë të rigonit dhe mjaltit. Në fund të muajit, kullojeni mjaltin dhe hidheni në një kavanoz tjetër.
Si Ta Përdorni Kurën e Mjaltit me Rigon
Mjalti do të ketë shijen e rigonit dhe mund të përdoret për gatime të kripura me mish, pulë apo karrota. Ju mund ta konsumoni këtë kurë çdo ditë për t’i dhënë forcë imunitetit sidomos gjatë stinës së virozave. Një lugë gjelle me këtë mjaltë është sasia e rekomandueshme. Këtë sasi mund ta tresni edhe në ujë të ngrohtë dhe ta pini kur keni probleme me stomakun apo dhimbje koke.
Të tjera
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...