Mjaltë dhe limon për një shëndet të mirë
Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 14 December 2021
Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza e breza me rradhë. Kombinimi i mjaltit të pastër dhe të papërpunuar me lëngun e limonit të freskët është një ilaç popullor që ndihmon në shumë probleme shëndetsore përfshirë edhe ato të tretjes.
Shpesh mungesa e aciditetit të stomakut bën që procesi i tretjes të mos funksionojë siç duhet. Lëngjet acide të stomakut janë të rëndësishme për të shpërbërë ushqimin përpara se të arrijë në zorrën e hollë. Gjithashtu infeksionet e stomakut dhe shqetësime të ndryshme të zorrëve pengojnë aftësinë tretëse dhe mund të shkaktojnë fryrje dhe dhimbje barku. Mjalti dhe limoni në këtë rast shfaqin veti nga të cilat përfiton i gjithë trakti tretës, me të cilat ju njohim më poshtë.
Vetitë e lëngut të limonit
Aciditeti tek lëngu i limonit mund të ndihmojë në aftësinë e acidit të stomakut për të tretur kimikisht ushqimin. Ai jo vetëm që siguron më shumë lëndë ushqyese që përthithithen nga zorrët tuaja, por largon edhe simptomat e dispepsisë, fryrjes dhe urthit. Lëngu i limonit gjithashtu shfaq veti antimikrobike dhe është një burim i pasur i vitaminës C, të cilat kombinohen për të reduktuar incidencën e infeksioneve në të gjithë traktin tuaj gastrointestinal.
Vetitë e mjaltit
Mjalti ka gjithashtu veti antimikrobike dhe si i tillë ai përdoret në mënyrë efektive për të lehtësuar disa forma të gastritit. Përveç kësaj, mjalti shfaq veti antioksiduese që mund të kontribuojnë në shëndetin e aparatit tretës duke eliminuar radikalet e lira, duke reduktuar inflamacionin dhe duke larguar toksinat. Mjalti që ka ngjyrë më të errët zakonisht ka më shumë veti antioksiduese sesa varietetet me ngjyrë më të çelët.
Përzierja e mjaltit dhe limonit
Mjalti dhe limoni kanë veti antimikrobike, antioksidante dhe janë burime të mira të lëndëve ushqyese. Një zgjidhje e mirë është përzierja e tyre në ujë pak të ngrohtë por jo të vluar, për të tretur mjaltin përpara se të shtoni lëngun e limonit. Raporti është 1 lugë çaji mjaltë me 2 lugë çaji lëng limoni në një gotë me ujë të ngrohtë./AgroWeb
Të tjera
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...