Lajme

Mitrovicë: Sulmohen fizikisht një grua dhe një burrë, u dëmtohet edhe vetura

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 16 November 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dhe një grua në Mitrovicë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga një person dhe i njëjti iu kishte dëmtuar edhe veturën.

I dyshuari sipas policisë ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa tashmë kanë nisur hetimet për rastin.

‘’Dy ankuesit –një mashkull dhe një femër kosovarë kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte sulmuar fizikisht ata si dhe u kishte dëmtuar veturën. Më pas i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar , rasti në procedurë hetimore”, raporton policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera