Lajme

Mitrovicë: Policia kap në flagrancë një veturë që po transportonte 675 litra vaj me origjinë nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 13 July 2022

Njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë kapur në Mitrovicë një veturë e cila po transportonte 675 litra vaj të kontrabanduar.

Sipas informatave nga Dogana thuhet se vaji ushqimor ishte me origjinë nga Serbia derisa tashmë kanë filluar procedurat kundërvajtëse ndaj shoferit.

“Në regjionin e Mitrovicës, njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe me rastin e ndalimit janë gjetur mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht 675 Litra Vaj Ushqimor. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kujtojmë se ka disa muaj që në Kosovë është rritur në mënyrë masive çmimi i vajit ushqimor derisa nga 1 euro e 40 cent sa ishte një litër tanimë ky çmim ka arritur edhe në 3 euro./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera