Mitrovica i gëzohet edhe titullit të kampionit
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 01 June 2018
Edicioni i garave në Ligën e Femrave ka përfunduar me ndeshjen suplementare ndërmjet Hajvalisë dhe Mitrovicës, të cilat u gjenden me pikë të barabarta dhe me duele të ndërsjella me shifra të njëjta, ndaj edhe kjo ndeshje u zhvillua sot në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, shkruan infokusi.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar deri në minutën e 41 kur nga një goditje nga këndi që ekzekutoi Gresa Berisha, Gresa Haziri e shndërroi në gol dhe e kaloi Mitrovicën në epërsi 1:0.
LEXO EDHE: Armend Thaçi ka një mesazh për Gjilanin
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi diçka më e gjallë nga të dyja palët veçmas Mitrovica sulmoi më shumë. Megjithatë, në minutën e 63-të Kaltrina Biçkaj u ndal në mënyrë të palejueshme nga Endrina Elezaj, për çka u ndëshkua me kartonë të verdhë dhe gjyqtari Maloku tregoi në pikën e bardhë, ku e saktë u tregua Blerina Musa për të barazuar në 1:1.
Me rezultat të barabartë u mbyll ndeshja, ndërsa Mitrovica luajti me 10 lojtare prej minutës 85-të. Ndërkaq as vazhdimet nuk e dhanë fituesin. Fituesin e përcaktuan penalltitë dhe futbollistet e Mitrovicës ishin më të sakta dhe ngadhënjyen me rezultat 3:2. Kësisoj, skuadra e Mitrovicës pas Kupës së Kosovës e ka fituar edhe titullin e kampionit, i cili ia mundëson debutimin në Ligën e Kampionëve. /INFOKUSI.COM
Hajvalia – Mitrovica 2:3 me penallti, 1:1 (0:1)
Stadiumi “Shahin Haxhiislami” Pejë.
Shikues: 200
Gjyqtarë: T. Maloku, B. Këpuska, A. Peshteri e B. Batalli.
Shënues: G. Haziri (41) për Mit. B. Musas(63 p) për Haj.
K.V. Guri, Musa, Bajramaj, Biçkaj, Miftari të Haj. e Tahiri, Bajra, Osmani, Maliqi, të Mit.
K.K. Elelzaj pas 2 KV.
Hajvalia: Halili, Guri(Gashi), Kadolli, Haxha, Curraj, Kastrati, Rama, B. Musa, Bajramaj, Biçkaj, e Miftari.
Mitrovica: Kolgeci, Elezaj, Haziri, Syla, Osmani, Gj. Berisha, Tahiri, G. Berisha, Bajra( Zeka(Sh. Mmaliqi), Kryeziu e Jashari.
Të tjera
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...
-
Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave
Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontrib...
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...
-
Osmani në takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvado...
-
Ndalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia
Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar dy rastet të kundërvajtjeve doga...