Mitrev me letër drejtuar Komitetit të Helsinkit: Ka një sulm të organizuar kundër meje

Autori: Gazeta inFokus
16:22 | 24 February 2023
Dr. Zhan Mitrev u dërgoi letër përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit në Maqedoni me kërkesë që të reagojnë për shkeljen e të drejtës themelore për informimin e opinionit publik lidhur me rastin kundër tij dhe klinikës Zhan Mitrev. Me anë të kësaj letre, doktor Mitrev u bën thirrje që ta ndjekin rastin në sallën e gjyqit dhe të reagojnë, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një krim të pretenduar, por edhe për mosespektim të të drejtave të njeriut.
“Në periudhën e kaluar personalisht kam qenë i sulmuar para opinionit publik, veçanërisht nga një sërë shkrimesh në portalin DokazM, për të cilin tashmë kam paraqitur kallëzim penal. Po shkelet e drejta ime për t’u përgjigjur sepse çdo përpjekje e imja për të kontaktuar me gazetar perfundon me dënim publik ndaj tij, dhe duhet pasur parasysh që kjo është e vetmja mënyrë që unë kam për të “mbrojtur” veten përballë gjykatës dhe sigurisht përballë publikut që informohet nga mediat.” – thuhet në letrën e Dr. Mitrevit.
Dr. Mitrev në letër i referohet të drejtave të njeriut që janë të garantuara me kushtetutën tonë dhe ku garantohet e drejta për të shprehur publikisht fjalën.
“Unë kam bërë betimin e Hipokratit dhe kjo mua më drejton në punën time të përditshme, jam i pastër para vetes dhe para veprimeve të mia sepse e di që e vërteta është në anën time. Por, ju kërkoj të reagoni ndaj rasteve kur ushtrohet presion ndaj meje dhe punonjësve të mi dhe secili prej nesh të çlirohet nga barra e presionit. Ne kujdesemi për mijëra pacientë dhe asgjë nuk duhet të dëmtojë profesionin tonë dhe shëndetin e qytetarëve.” – theksoi doktor Mitrev.
Doktor Mitrev në këtë letër i referohet edhe rastit me pronarin e portalit DokazM, i cili ka marrë informacion nga hetuesja për rastin konkret dhe i ka bërë ato publike në portalin e tij.
“Kemi qenë dëshmitarë se hetuesja së bashku me Marjan Stamenkovskin nga DokazM kanë drejtuar sulm të organizuar kundër meje, ku mbetet ende për tu parë se kush janë personat e tjerë të përfshirë. Sulmet dhe kërcënimet e organizuara nuk duhet të jenë pjesë e jetës sonë të përditshme. Ju si Komitet i Helsinkit e dini mjaft mirë këtë. Prandaj ju bëj thirrje të reagoni dhe ta ndiqni rastin tim edhe në sallën e gjyqit, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për krim të pretenduar, por edhe për mosrespektim të të drejtave të njeriut.” – përfundon letra e Mitrevit./SMS.

Të tjera
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në rend të ditës
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është l...
-
Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet...
-
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një oficer egjiptian i sigurisë gjat...
-
Parashikimi i motit për të dielën e 4 qershorit
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me die...
-
Anulohen zgjedhjet për këshillin lokal në Besi, banorët përleshen mes vete
Të premten është anuluar procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarësis...
-
Kërcënohet deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ...
-
Kurti: 5 persona janë arrestuar dhe 28 të tjerë janë identifikuar për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ata që ushtruan dhunë dhe...
-
Chollet bisedon me Vuçiqin: E inkurajova që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, k...
-
LAJMI I FUNDIT: Ngjarje e rëndë, një 24-vjeçar mbyt nënën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, mbrëmjen e së shtunës, ku një 2...
-
Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj
Sa herë që ndodhin incidente në katër komunat e banuara me shumicë serbe në v...
-
Shkon në 288 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Indi
Të paktën 288 persona mbetën të vdekur nga aksidentimi i dy trena...
-
Kryetari i Shoqatës “Vatra”: Kosova t’i zbatojë kërkesat e Uashingtonit, duhet të ndodhë edhe Asociacioni
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Shoqatës Vatra, Elmi Beris...