Lifestyle

Mit apo e vërtetë, a të ndihmon kafeja për t’u dobësuar?

Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 06 August 2020

Sipas dietologëve të gjithë njerëzit që kanë një jetë të shëndetshme herë pas here janë përballur me mite për mënyren e ushqyerjes dhe asaj çfarë konsumojnë.

Të shumta janë këshillat që lexojmë përsa i përket shëndetit tonë edhe mediat vazhdimisht përpiqen të zbulojnë teori interesante në lidhje me atë çka është më e mira për ne. Por jo të gjitha që thuhen duhet ti besojmë pasi shumica prej tyre janë thjesht mite.

Kur është fjala për të humbur peshë kafja është kthyer në një çështje kontraversale. Disa thonë se mund t’u bëjë mirë njerëzve që mbajnë dietë dhe disa të tjerë mendojnë se mund të shkatërrojë komplet rutinën e dietës. Mirëpo, në të vërtetë kafja mund t’i ketë edhe efektet negative dhe ato pozitive në humbjen e peshës, varet se si e konsumon.

-Advertisement-

Teoria se kafja të ndihmon për të humbur peshë vazhdon të besohet akoma dhe sot dhe argumenti bazë në këtë rast është se ka afëtsi për të rritur metabolizmin dhe të pret oreksin. Ndikimi i kafes në oreks dhe rritja e metabolizmit janë në nivele aq minimale sa ndryshimi i rënies në peshë tek ata që mbajnë dietë as nuk është në gjendje të kuptohet. Pra, mos vazhdoni t’i besoni kësaj teorie por mblidhni forcat dhe vazhdoni seriozisht dietën!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera