Misteri i zhdukjes së adoleshentes në Vlorë, flet nëna e 16 vjeçares
Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 16 January 2022
Nëna e 16 vjeçares së zhdukur prej tre ditësh në Vlorë është shprehur se nuk ka vënë re asnjë lëvizje të dyshimtë të vajzës ditën që ajo është larguar.
Ajo thotë për abcnews.al se si çdo ditë ka shkuar në shkollë, por nuk është kthyer në orarin që kthehej përditë. E për këtë ajo ka shkuar dhe ka pyetur në shkollë ku i kanë thënë se atë ditë kanë qenë me shkurtim orët dhe ajo është larguar.
Ndër të tjera nëna e adoleshentes Eliza Tozaj, ka theksuar se para disa ditësh kanë pasur një debat me gocën për shkak të një lidhje me një djalë por që e kishin zgjidhur dhe i ishin kthyer normalitetit.
“Vajza duhet të mbaronte mësim dhe të kthehej në shtëpi, pardje kishin pasur orët me shkurtim. Prita deri në orën 13:35 dhe shkova pyeta në shkollë ku më thanë se mësimi ka mbaruar shpejt se ka pasur orët me shkurtim. Nuk ka pasur telefon me vete, kam pyetur të afërmit dhe mësuesen kujdestare që më ka thënë se Eliza ka qenë në shkollë si normalisht.
Pati një problem se ishte lidhur me një djalë dhe e zgjidhëm atë muhabet. I zgjidhëm dhe ishte kthyer në normalitet. Në polici kam shkuar direkt atë ditë që nuk më është kthyer vajza në shtëpi. Kërkoj ndihmën e policisë që të më kthehet vajza”, ka thënë nëna e 16 vjeçares. /abcnews.al
Të tjera
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...