Sport

“Mister X” transferohet të Milani

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 09 August 2017

Një skuadër me emra të njohur, të zakonshmit (me Kaliniç e Ibra, duke kaluar nga Aubamejang, Beloti e Diego Kosta) dhe, sipas zërave të përcjellë nga kuqezinjtë, “një emër që nuk është bërë ende i ditur”. Po, por cili? Përgjigjja mund të jetë Çiro Imobile. Flitet se ka pasur një interes të drejtuesve të Milanit për sulmuesin e Lacios.

Panorama raporton se një zë që në fund, si kuqezinjtë, ashtu edhe Lacio, kanë hedhur momentalisht poshtë. Por, që mund të konsiderohet më se i pranueshëm. Arsyeja? Imobile është profili i lojtarit që kërkon Milani. I shpejtë, në gjendje të kërkojë hapësirat në zonën kundërshtare, i aftë të bëjë lojë skuadre, e mbi të gjitha me një bagazh golash që nuk bën shaka.

Në këtë pikë mund të arrihet një marrëveshje me një pagë absolutisht më pak të kushtueshme e krahasuar me tratativën, për shembull, që mund të sjellë në Milano njërin mes Aubamejangut apo Diego Kostës, përcjell Panorama.

-Advertisement-

Se cila mund të jetë kërkesa e Lotitos për Imobilen, gjithmonë nëse presidenti lacial do dojë të nisë bisedimet, nuk është ende e ditur. Mund të thuhet megjithatë, me bindje, se shifra varion mes 30 dhe 50 milionë eurove, nga e cila Lacio do të arrinte një plusvalencë të konsiderueshme.

Do të flitet pas Superkupës mes Juves dhe, pikërisht, Lacios. Edhe një vit më parë drejtuesit e “djallit” kishin bërë një përpjekje për sulmuesin, i cili i pëlqen shumë trajnerit Montela.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera