Lajme

Misioni vëzhgues i BE-së vlerëson zgjedhjet. Ja çfarë thonë

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 13 June 2017

Zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit ishin paqësore dhe të qeta në pjesën më të madhe të Kosovës.

Kështu kanë vlerësuar vëzhguesit e Bashkimit Evropian. Por, siç raporton Arta TV, edhe në këtë proces zgjedhor, gjetjet e këtyre vëzhguesve tregojnë se janë përsëritur problemet e vjetra, listat e pasakta të votuesve, votimi familjar, raste të ndihmës abuzive të votuesve dhe sistem i mangët për votim jashtë Kosovës.

Shefi i misionit vëzhgues, Alojz Peterle, ka thënë se në vendet me shumicë serbe procesi zgjedhor u dëmtua nga frikësimi dhe rastet e dhunës brenda komunitetit serb. Sipas tij, në këtë pjesë nuk pati reagim të mjaftueshëm nga Prokuroria dhe Policia.

-Advertisement-

“Kjo ngre pyetjet rreth besueshmërisë së procesit demokratik në këto zona”, ka thënë Peterle. Ai ka theksuar se KQZ-ja kishte vonesa në zbatimin e informimit të votuesve, në publikimin e vendimeve dhe në miratimin e masave parandaluese kundër mashtrimit.

Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE-ja do të dalë me një raport përfundimtar lidhur me procesin zgjedhor të së dielës, ku do të përfshihen edhe rekomandimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera